Trafiku i drogës shqiptare nuk ka të ndalur

0
190

Guardia di Finanza kapi një skaf me 800 kg hashash dhe arrestoi një skafist shqiptar dhe dy italianë.

Skafi me drogë që vinte nga Shqipëria u diktua në gjirin e San Cataldo-s. Mediat italiane shkruajnë se tonelata me drogë vijnë papushim nga Shqipëria në Itali përmes Adriatikut.

Operacioni i djeshëm, sipas tyre, është finalizuar nga reparti operativ aeronaval i Guardia di Finanza në Bari dhe Taranto, që po kryen funksionet e qendrës së koordinimit lokal të misionit Frontex.

Skafi u kap 20 milje larg bregut.

Ai kishte një gjatësi prej 8 metrash dhe një motor të fuqishëm (225 kuaj fuqi).

Skafistët F.O. 47 vjeç dhe D.L di 58 vjeç të dy nga Brindisi dhe A.Q. 31 vjeç nga Vlora u arrestuan.

Nëse do të kishte përfunduar në treg, sasia e drogës do t’i kishte siguruar 7 milionë euro organizatës kriminale.

Pas arrestimit, policia italiane ka kërkuar bashkëpunimin e policisë shqiptare për të kryer hetime të tjera mbi të arrestuarit dhe personat e tjerë më të cilët dyshohet se janë të lidhru.

Vetëm në Pulja, Guardia di Finanza ka sekuestruar 5 ton hashash në këto ditë të para të vitit 2017. Në vitin 2016 numërohen 20 ton. /Lapsi.al