Forcat e Asadit ekzekutuan 40 opozitarë

Vazhdojnë operacionet e trupave ushtarake të Sirisë kundër opozitarëve.

Në deklaratën e bërë nga Organizata për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut në Siri me seli në Londër që njihet për afërsi me opozitarët thuhet se forcat e Esadit kanë ekzekutuar 40 opozitarë.

Në sulmet e ushtrisë siriane të organizuara ndaj qytetit Halep dhe rrethinës janë vrarë 55 persona ndërsa u plagosën me dhjetëra të tjerë, u tha ndër të tjera në deklaratën në fjalë.

Forcat ajrore të Sirisë duke përdorur bomba të tipit vakum dhe fuçi bombardoi vendbanimet civile.

Njoftohet se avionët luftarak krahas vendbanimeve periferike të kryeqytetit Damask, bombarduan edhe zonat malore në afërsi të qyteteve Humus, Deraa, Hama, Dejru z-Zor, Idlib, Rakka dhe Lazkije.

Dihet se Ushtria për Sirinë e Lirë dhe forcat e Esadit zhvillojnë luftime të ashpra në rrugën që lidh qytetin Halep me aeroportin ndërkombëtar dhe se palët përdorin armatim të rëndë kundër njëri-tjetrit.

Forcat e Ushtrisë së Sirisë së Lirë njoftuan se në qytetin Hama rrëzuan një avion luftarak të tipit MIG-23 të forcave ajrore të Sirisë që është prodhim rus./trt/kohaislame

Artikulli paraprakKush është vrarë dhe kush është plagosur prej kriminelëve të SHIK-ut
Artikulli vijuesAssadi nuk heq dorë nga “parimet” e tij