Kush është vrarë dhe kush është plagosur prej kriminelëve të SHIK-ut

Qytetarët e Kosovës i kanë drejtuar sytë dhe mendjen tek EULEX-i, duke shpresuar se Kosovën do ta shpëtojnë nga kthetrat e SHIK-ut.

Jakup Krasniqi, sekretar i deritashëm i PDK-së, në një intervistë thoshte: Po, ka SHIK… dhe ai duhet të institucionalizohet”, na i jep ca të dhëna të rëndësishme për këtë Qendër të krimit të organizuar.

Ai dëshmon: “Po, ka SHIK…dhe ai duhet të institucionalizohet” dhe se ai “zë fill diku në mesin e dekadës së dhjetë të shekullit të 20-të”.

Në pyetjen e gazetarit se “nga i dini ju gjitha këto të dhëna për SHIK-un”? Krasniqi përgjigjet se “kam qenë i kyçur edhe në radhët e UÇK-së, dhe po ashtu kam qenë anëtarë i SHP, i cili e ka pasur SHIK-un…”.
Pra, Krasniqi vërteton se SHP i UÇK-së e ka pasur SHIK-un.

Krasniqi vazhdon: “PDK-në dhe SHIK-un e lidh e kaluara e përbashkët-çlirimi i Kosovës. Pas luftës çlirimtare PDK-ja e ka filluar veprimtarinë e vet politike, kurse SHIK-u e ka vazhduar veprimtarinë e vet në shërbim të informimit”. (…)

Nga këto shpjegime të zotëri Krasniqit, Xhavit Haliti dhe argatët e tij duhet të merren në hetime për të dhanë shpjegime se kur, ku dhe me ndihmën e kujt e formuan SHIK-un.

Pa tjetër duhet ta zbulojnë strukturën komanduese, rrjetin e bashkëpunëtorëve.

Pastaj të japin të dhëna se kush e ka financuar, kush ka dhënë dhe kush i ka kryer urdhrat..

Artikulli paraprakCka mbjelle edhe korre.
Artikulli vijuesForcat e Asadit ekzekutuan 40 opozitarë