Në sulmet ndaj 58 pozicioneve të organizatës terroriste DAESH në veri të Halepit u neutralizuan të paktën 28 terroristë.
Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë njoftoi se sipas vlerësimeve të para, në bombardimet ndaj 58 pozicioneve të organizatës terroriste DAESH të identifikuara në veri të Halepit u neutralizuan të paktën 28 terroristë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës së Shtabit të Përgjithshëm, me mjetet e zbulimit dhe vëzhgimit dje në veri të Halepit janë identifikuar 58 pozicione të DAESH-it.
Në kuadër të kundërpërgjiges janë kryer gjuajtje me bateri raketash me armë me tyta të gjata.
Sipas vlerësimeve të para si pasojë e gjuajtjeve janë neutralizuar të paktën 28 pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH ndërsa janë shkatërruar edhe dy autobomba.