HRW kundër bombave kasetore në Siri

 

Human Rights Watch ka akuzuar forcat ajrore siriane se po përdorin bomba kasetore kundër kryengritësve dhe në zonat e populluara.

Steve Goose, drejtor mbi armët në Human Rights Watch, tha se mosrespektimi i Sirisë për popullsinë e saj civile është shumë i dukshëm në fushatën e saj ajrore, e cila tani përfshin edhe bombat kasetore vdekjeprurëse në zonat e populluara.

Ai i bëri thirrje Damaskut që të “ndalojë menjëherë” përdorimin e municioneve vdekjeprurëse.

Bomba kasetore mban deri në 650 nën-municione, që mund të mbulojnë një zonë të madhe dhe të krijuara për të shpërthyer kur te preken.

Por, midis pesë dhe 40 për qind e tyre nuk arrijnë të shpërthejnë dhe kthehen në mina, që mund të jenë fatale për popullsinë civile.

Siria nuk e ka ratifikuar konventën për ndalimin e bombave kasetore, që është miratuar nga 109 vende që nga viti 2008./BS/kohaislame

 

Artikulli paraprakErdoan: Perëndimi nuk është më qendra e botës
Artikulli vijuesRTK ndalon intervistën me Sekiraqën!