Foto/ Ikën biznesmeni Faad Mitri, Shqipërisë i ikin 450 mln Euro

Biznesmeni libanezo-amerikan Faad Mitri, që u masakrua në rrugën Kashar-Rinas nga disa persona është larguar i dëmtuar nga Shqipëria.

Mediat kanë siguruar fotot e momentit kur biznesmeni që do të investonte miliona dollarë dhe do të hapte 1200 vende pune, ikën me avion privat nga Rinasi.

—————————————-

Biznesmeni libanez me pasaportë amerikane Faad Mitri, që u largua sot nga Shqipëria pasi u masakrua nga persona ende të panjohur, është kërcënuar edhe në spital.

Kështu raporton portali “360gradë.al”, që shkruan se biznesmeni i huaj u kërcënua edhe në spitalin “Hygeia” gjatë kohës që ishte nën ruajtjen e autoriteteve.

Faad Mitri u dhunua barbarisht para disa ditësh në kryqëzimin e Laknasit me rrugën e Rinasit.

Shkak i ngjarjes dyshohet se është pronësia për një truall në Gjirin e Lalzit, ku kompania e përfaqësuar nga biznesmeni do investonte 450 milionë Dollarë për ndërtimin e një resorti turistik.

Por, ngjarja e rëndë bëri që biznesmeni dhe kompania “OMNIX” të largoheshin përfundimisht nga Shqipëria duke hequr dorë nga investimi.

2 14380099_10210483059293522_6438776880356527309_o 14409211_10208397796997318_17137341_n 1

Artikulli paraprakAlbin Kurti paralajmëron luftë në Kosovë
Artikulli vijuesBiznesmeni i dhunuar tërhiqet nga investimi 450 mln $, Shqipëria humb 1200 vende pune