Fotografia më e shikuar në botë!

Ka mendime dhe raporte të ndryshme rreth fotografisë më të shikuar në botë, por sipas disa raporteve të reja online, thuhet se fotografia më e shikuar në botë është fotografia “Bliss” e autorit Charles O’Rear, e cila thuhet se ka më shumë se 1 miliardë shikime.

Si është e mundur kjo? Shumë e thjeshtë. Fotografia ‘Bliss’ është bërë në vitin 2002 dhe shumë shpejtë është shpërndarë si prapavijë në kompjuterët e sistemit operativ Windows.

Fotografia është shitur në Microsoft me një çmim të pazbuluar “të jashtëzakonshëm”. O’Rear këtë fotografi e ka bërë ndërsa ishte në pushime në Napa të Kalifornisë./its

Artikulli paraprakBlackBerry arrin rekord të shitjeve të Z10 në Britani të Madhe dhe Kanada
Artikulli vijuesARABI SAUDITE – ZBULOHET NJË BAZË SEKRETE AMERIKANE