Serbia ishte ajo që i rrënoi varrezat

Burime brenda Agjencisë Kosovare të Inteligjencës kanë thënë për RTK-në se ka elemente serioze dhe të besueshme të informacionit se vetë grupe të caktuara të serbëve kanë dëmtuar varrezat e tyre këto ditë në Kosovë, si pjesë e skenarit politik të Serbisë për t’ua lënë fajin shqiptarëve, njësoj siç kishte vepruar Serbia në vitin 1981.

“Struktura të caktuara të sigurimit të Serbisë janë të përfshira drejtpërdrejt duke organizuar shkatërrimin e varrezave të serbëve në disa pjesë të Kosovës, më qëllim që të zbehet dhe të dobësohet tej mase reagimi ndërkombëtar kundër veprimit të xhandarmërisë së Serbisë me rastin e largimit të lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë”, ka thënë për RTK, ky burim brenda Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.
Po sipas këtij burimi, Serbia me elementet e saj në Kosovë po përpiqet të rrënoj çdo të arritur të deritashme të shtetit të Kosovës duke dashur të arrijë qëllimin për ta dobësuar pozicionin e fortë që po e krijon Kosova si shtet në arenën ndërkombëtare.
”Përsëritja e skenarit të vitit 1981 të dëmtimit të varrezave serbe, e të cilin e kishte bërë vetë Serbia për t’ua lënë fajin shqiptarëve, është një ngjarje kriminale, ku shqiptarët duhet të jenë shumë të vetëdijshëm për prapaskenat e errëta, sepse tani çdo përpjekje e Serbisë po shkon në drejtimin për ta bërë joekzistent shtetin e Kosovës, edhe duke krijuar ngjarje padyshim të rënda e të papranueshme kundër traditës së shqiptarëve sikurse që ishte dëmtimi i varrezave serbe në Kosovë”, thekson burimi brenda Agjencisë Kosovare për Inteligjencë. /tg/kohaislame

Artikulli paraprakFP: Sondazhi thotë 10 intelektualët më të mëdhenjë në botë – Muslimanë
Artikulli vijuesIzrael, Netanjahu fiton zgjedhjet