Franca mbështet Assadin!

Bashar al-Assad ka shpjeguar se regjimi i tij në Siri ka patur dhe ka një marrëdhënie me inteligjencën franceze.
 
Asad i cili ka dhënë një intervistë ekskluzive në televizionin francez France 2, theksoi se ka një komunikim mes shërbimeve inteligjente siriane dhe atyre franceze. Ai ka shmangur komentet se në çfarë përmasash dhe në çfarë forme janë kryer këto komunikime.
 
Bashar al-Assad i cili ka përmendur vizitën në Siri të një grupi të parlamentarëve francezë muajt e kaluar, ka theksuar më tej se me Francën nuk është e mundur bashkëpunimi në kuptimin politik. Ai ka pretenduar se Franca “ndihmon terroristët” për shkak të mbështetjes që ajo i jep koalicionit kundër ISIL.
 
Asad gjithashtu në lidhje me vdekjet e civilëve në Siri ka deklaruar se numri i të vrarëve ka kaluar 220 mijë dhe ka mbrojtur idenë e tij se e vetmja gjë që ata kanë bërë është të mbrojnë popullin e tyre.                                                                                                                                                                           
 
Asad mohoi përdorimin e armëve kimike
 
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse janë përdor në Siri armët kimike dhe gazi klorin ndaj civilëve, Asad mohoi të jenë përdorur këto lloje armësh.
 
Bashar Al-Asad tha se: “Gaz klorin nuk kemi përdorur. Nuk kemi as nevojë ti përdorim. Mund t’ia arrijmë qëllimit tonë me armët klasike që përdorim”.
 
Komisioni i Pavarur i Hetimeve të OKB-së në raportin e saj të publikuar vitin e kaluar zbuloi se forcat e regjimit të Asadit kishin përdorur gazin klorin ndaj opozitarëve./AA
Artikulli paraprakNë kampionatin e futbollit në Shqipëri 4 ekipe garojnë për të fituar titullin, 5 në BeH
Artikulli vijues“Mbreti Spathi” në një arkivol qelqi