Në kampionatin e futbollit në Shqipëri 4 ekipe garojnë për të fituar titullin, 5 në BeH

 Kampionati i futbollit të Bosnje dhe Hercegovinës pas raundit të 22, ka hyrë në fazë trajleri, kështu që u bë kampionati më interesant kombëtar këtë sezon, nën kujdesin e Asociacionit Evropian të Futbollit (UEFA).
 
Në mesin e 54 kampionateve, anëtare të UEFA-s, vetëm në BeH pesë ekipe konkurrojnë për titullin e kampionit kombëtar, sipas analizës së Anadolu Agency (AA).
 
Në Itali, Gjermani dhe Angli pothuajse gjithçka është e qartë 
 
Përpos BeH veçanërisht interesante është edhe kampionati belg, ku katër ekipe kandidojnë për trofe (Gent 35 pikë, Club Brugge 34, Anderlehtit 32, Standard 30). Edhe në kampionatin e Shqipërisë katër ekipet garojnë për të fituar titullin, udhëheq Skënderbeu me 66 pikë, Tirana dhe Kukësi me nga 63 pikë, dhe Partizani i cili ka mbledhur 60 pikë.
 
Nga tre klube për kampionatin kombëtar janë duke luftuar në Turqi (Beshiktash 58 pikë, Galatasaray 58, Fenerbahçe 56 (-1)), në Francë (Lyon 65, PSG 65 (-1), Monako 59), në Moldavi (Dacia Kishinau 43 ( -1), FC Milsami 43 (-1), Sheriff 43), në Gjeorgji (Dinamo Tbilisi 47, Dinamo Batumi 45, Dila Gori 23 (-1)), në Armeni (Pyunik 45, Shirak 41, Ulisses 41) dhe në Slloveni (Maribor 59, Domzhale 55, Celje 54).
 
Në vendet tjera të Evropës askund nuk pretendojnë më shumë se dy klube për titullin e kampionit, ndërsa në Holandë fundjavën e kaluar është vendosur për çështjen e kampionit, sepse PSV pas xhiros së 31 triumfalisht kaloi vijën e finishit me 79 pikë të paarritshme për ekipet tjera.
 
Kështu që, pas xhiros së 29 të Bundesligës, Bayern ka 73 pikë, 12 më shumë sesa përcjellësi i tij Wolfsburgu, ku çështja e kampionatit për këtë sezon në Gjermani pothuajse është zgjidhur. Situat e ngjashme është edhe në Angli, ku pas xhiros së 32 të Premier League, Chelsea udhëheq me dhjetë pikë përpara Arsenalit. Në Itali, Juventus (73 pikë) pas xhiros së 31 është larg nga Lazio dhe Roma, të cilat kanë nga 58 pikë. Përpos në kampionatin Francez, emocionuese është edhe në Spanjë. Ku pas xhiros së 32, zhvillohet betejë vetëmohuese në mes të rivalëve- Barcelonës (78 pikë) dhe Real Madridit (76 pikë).
 
Dinamo i paarritshëm në Kroaci, foto finish në Rumani 
 
Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Dinamo është në udhëheqje bindëse në Kroaci me 71 pikë, që është para Rjikës, e cila pas xhiros së 29 ka 59 pikë. Partizani është lider në Super Ligën serbe me 56 pikë, pesë më shumë se rivali i qytetit Crvena Zvezda. Lufta për titullin në Mal të Zi, zhvillohet në mes të Rudar Pljevlja (61 pikë) dhe Sutjeska (57), ndërsa në Maqedoni, në mes Vardarit (58) dhe Rabotniçkit (54).
 
Ndër kampionatet tjera disi më të forta në Evropë, në Ukrainë udhëheq Dynamo Kiev me 52 pikë, pesë më shumë se Shakhtar Donetsku, ndërsa në Rusi i pari është Zeniti me 56 pikë, përpara Krasnodar me 48 pikë. Pas xhiros së 29 të kampionatit Portugez, i pari radhitet Benfico me 74 pikë, tre më shumë se Porto. Nga të gjitha llogaritë, kampion i Greqisë do të jetë Olympiacos, i cili pas xhiros së 31 ka mbledhur 73 pikë, në krahasim me Panathinaikos i cili ka 62 pikë.
 
Në Rumani fundjavën e kaluar është luajtur xhiroja e 27, ndërsa në “foto-finish” hyjnë Steaua Bukureshti me 57 pikë dhe Targu me 56 pikë, në Poloni, Legia është e para (52 pikë), e dyta është Lech (48), në Republikën Çeke, Viktoria Plzen ka 59 pikë, Sparta Prague 54 pikë. Në krye të tabelës të Bundesligës të Austrisë është Salzburg me 58 pikë, e ndjekur nga Rapid me 52 pikë, shkruan Anadolu Agency.
Artikulli paraprakSHBA, edhe një afro-amerikan tjetër viktimë e dhunës policore
Artikulli vijuesFranca mbështet Assadin!