Siri – ’’AI’’ dënon transferimin e civilëve në gjykatën ushtarake

”Amnesty International” dënoi transferimin e të paktën dy mjekëve dhe një palestinezi në një gjykatë ushtarake siriane, vendimet e së cilës janë pa apel.

Kjo organizatë e mbrojtjes të të drejtave të njeriut njoftoi për transferimin në një gjykatë të tillë të Mahmoud Al Rifai dhe Mohammad Oussama Abdel Salam Al-Baroudi, dy mjekë të arrestuar përkatësisht më 16 dhe 18 shkurt të vitit 2012.

Këta mjekë të arrestuar në spitalet e Damaskut, janë burgosur në burgun Saydnaya, në veri të kryeqytetit.

OJQ-ja citon gjithashtu rastin e Bassel Khartabil, një palestinez i cili ka lindur në Siri, i burgosur që prej 15 marsit, për arsye të panjohura.

Ai u dërgua në degën e shërbimeve sekrete ushtarake të Kafar Sousse në Damask, që informoi familjen e tij.

Më pas, një i burgosur, i cili u shpreh se u arrestua bashkë me të, theksoi se ishte subjekt i torturave dhe i keqtrajtimit.

Informacione të tjera njoftuan, dy muaj më parë, mbi transferimin e tij në burgun Adra, në verilindje të Damaskut.

Disa të burgosur, me të cilët ai kishte kontaktuar, i treguan familjes së tij se do të transferohej në një gjykatë ushtarake.

Artikulli paraprakKuvajt – Konferencë për zgjidhjen e krizës siriane
Artikulli vijuesArrestohen vrasësit e biznesmenit Omar Satin