Në një gjykatë në rajonin francez lindor Vosges ka filluar gjykimi i një gruaje e cila në shtëpi ka mbajtur 113 mace, ndërsa aktivistët për mbrojtjen e kafshëve e padisin për keqpërdorim dhe mbajtje në kushte të papërshtatshme.
Gazeta franceze “L’Est Republicain” raporton se është mbajtur seanca e parë e gjykimit ndaj gruas identiteti i së cilës nuk zbulohet, ndërsa në shtëpinë e saj në qytetin Remiremont, vullnetarët e shoqatave lokale për mbrojtjen e kafshëve gjetën 113 mace.
Rasti është zbuluar para tetë muajve kur një grua për shkak të mospagesës është dashur të braktisë shtëpinë në të cilën ka banuar, ndërsa vullnetarët u kujdesën më pas për macet e saj.
Macet ishin të paushqyera dhe shumica e tyre kanë ngordhur pasi nga shtëpia e braktisur dhe e parregulluar u vendosën në qendrën për kujdesin e maceve.