Francë, kostoja e masave shtesë për të luftuar terrorizmin është rreth 1 miliard euro

Ministri i Financave i Francës, Michel Sapin, njoftoi se masat shtesë të marra pas sulmeve terroriste në janar kanë një kosto prej 940 milion euro për buxhetin e këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Sapin në një deklaratë ka konfirmuar këto shpenzime që sipas tij nuk u përllogaritën më parë. Ai ka theksuar se kërkon nga anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe kryeministri, Manuel Valls që të kërkojnë burime financiare për të përballuar këto shpenzime të pa planifikuara.
 
Në Francë, raporti i deficitit buxhetor në raport me prodhimin bruto, për një kohë të gjatë ka krijuar probleme mes Parisit zyrtar dhe Brukselit. Franca e cila nuk duhet ta kalojë 3 përqind të këtij raporti, pavarësisht të gjitha masave të kursimit nuk arrin ta ulët më poshtë se 4 përqind.
 
Qeveria në Francë si pasojë e tre sulmeve të ndërmarra në janar ku humbën jetën 17 persona ka vendosur në praktikë “programin Vigipirate”, në mënyrë që të sigurojë sigurinë e brendshme dhe i cili parashikon përdorimin e ushtrisë.
 
Që nga sulmet terroriste e deri tani veçanërisht për mbrojtjen e vendeve të adhurimit, organet e medias, objektet historike dhe turistike krahas policisë japin mbështetje edhe trupat ushtarake.
Artikulli paraprakSiri, forcat opozitare kanë nisur një sulm për të rimarrë nën kontroll rajonin verior Hama
Artikulli vijuesProkuroria do të kërkojë dënim me vdekje për vrasësin e tre të rinjve muslimanë në SHBA