Francë: Lejohet ndërtimi i xhamisë

Gjykata e apelit ka dhënë lejen të martën ndërtimit të xhamisë së madhe në qytetin e dytë më të madh të Francës, Marsejë.
Gjykata përmbysi vendimin nga gjykata administrative në Marsejë e cila kishte anuluar lejen për ndërtimin e saj për mos përmbushje të kërkesave të planifikimit urban.

Xhamia €22 milionëshe do të jetë një xhami e madhe që do të akomodoj 7000 adhurues, dhe do të ndërtohet në zonën veriore të qytetit.
Udhëheqësit mysliman e mirëpriten këtë vendim, duke e cilësuar atë më rendësi të madhe për komunitetin mysliman në Marsejë.
Marsejë është shtëpi e rreth 250.000 muslimanëve, shumica prej të cilëve kryejnë namazet e tyre në objekte të improvizuara si xhami.
Franca ka vite të tëra që debaton për mënyrën e akomodimit të muslimanëve që tani përbëjnë numrin e dytë të popullsisë për nga madhësia në vend, me pese deri në gjashtë milion banorë. /mesazhi/kohaislame

Artikulli paraprakTopi në Izrael, takohet me presidentin
Artikulli vijuesWeb-Shop në vend të supermarketeve