Një fshatar duke ecur në shkretëtirë bashkë me devenë e tij, e takon një njeri që i ishin tharë buzët nga etja.
Njeriu kur e pa fshatarin i kërkoi ujë. Fshatari duke zbritur nga deveja, i jep ujë atij. Njeriu i cili e pinë ujin papritmas kërcen në deve dhe fillon të ikë.
Fshatari i bërtet nga pas:
“Mirë, mere devenë dhe shko, por kam një kërkesë nga ti. Mos guxo për këtë ngjarje me i tregu dikujt!”
Vjedhësi i habitur nga kjo kërkesë e tij u ndal pak dhe e pyeti arsyen…
“Nëse tregon, tha fshatari, kjo përhapet gjithandej dhe njerëzit kur të shohin ndonjë nevojtar në shkretëtirë nuk do ti ndihmojnë.”
Përktheu nga turqishtja: Berat Dauti
(Islampress)