Austria çdo 14 ditë do të kthej nga një aeroplan me emigrantë

Çdo 14 ditë nga një aeroplan i mbushur me emigrantë kosovarë do të kthehen nga Austria në Kosovë. Ky është zotimi i ministres Federale të Punëve të Brendshme të Republikës së Austrisë, Johanna Mikl-Leitner.
Këtë deklaratë ajo e ka dhënë pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa. Ajo ka thënë se vala e emigrimit po i kontribuon dëmtimit te proceseve ekonomike, duke kërkuar nga institucionet kosovare që të marrin masa urgjente për parandalimin e emigrimit të kosovarëve.
 
“Shumë kosovarë kanë ardhur në Austri dhe kanë kërkuar azil. Për te ndaluar ketë duhet te ndërmerren masa sepse Kosova është vend i sigurt. Këtu mund te jetoni mirë. Duhet te punohet ne aspektin ekonomik. Muajt dhe viti i ardhshëm janë vendimtar në përmirësimin e gjendjes ekonomike”, ka thënë ajo në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Isa Mustafa, transmeton Gazeta Tribuna.
 
Ministrja austriake ka shtuar se është shteti i saj, do të bashkëpunojë fuqishëm me autoritetet kosovare për ndalimin e emigrimit të njerëzve.
 
“Vitin e kaluar kanë qenë 1 mijë e 800 kërkesa për azil, ndërsa sivjet kanë qenë 1 mijë e 900 kërkesa”, është shprehur ajo.
 
Poashtu ministrja austriake, ka thënë se as liberalizimi i vizave nuk e zgjedhe problemin e emigrimit.
 
Nga ana tjetër, kryeministri Isa Mustafa e ka quajtur të pazakontë emigrimin e qytetarëve kosovarë drejt shteteve perëndimore. Kreu i Qeverise, është zotuar se institucionet vendore do të marrim masa.
 
“Nuk shohim asnjë arsye qe njerëzit te ikin nga këtu. Sepse ne kemi përgjegjësi qe t’i krijojmë kushtet në Kosovë”, ka thënë Mustafa, transmeton Gazeta Tribuna.
 
Ai ka theksuar se përkrahim vendimin e Austrisë qe te mos u jep azil qytetarëve te Kosovës, pasi sipas tij, Qeveria do të mundohet qe t’i krijoj kushtet e favorshme. /Gazeta Tribuna/
Artikulli paraprakFSK-ja e gjeti trupin e pajetë të Arlind Gashit
Artikulli vijuesPolicia arreston 11 persona që i kërkonte më herët