Nigeria gati se e ka fituar betejën me DAESH grup e lidhur me Boko Haram, një organizatë e shpallur terroriste, ajo po përballet me një tjetër rrezik tjetër më të madh, që ka të bëjë me Iranin.
Lëvizja shiite e financuar dhe ushtruar nga Irani, e quajtur Lëvizja Islamiste e Nigerisë (IMN), ka premtuar një “tragjedi me përmasa monumentale” në qoftë se kreu i burgosur i grupit fanatik-së, Sheikh Zakzaky, vazhdon të mbetet në paraburgim.
Këtë javë, lëvizja radikale Shiite, që thuhet se ka mbi 4 milion ndjekës, kanë qëllim të zbresin në Abuxha për të bërë një kryengritje Khomeniste. Është premtuar paqësore, por grupet synojnë të kapin vendet kryesore të pushimeve me banorë jo rezident Shiit për të kontrolluar rrugët. Shumica kanë një frikë për një përgjakje të rrugëve ashtu siç paralajmërojnë radikalët Shiit për një “stuhi” në kryeqytet.
Irani për më shumë se tre dekada po mundohet të shtrihet përmes fuqisë së butë në Nigeria përmes Republikës Islamike. Iranit i duhet një aleancë kundër aleancave të Perëndimit dhe shteteve Arabe. Irani përmes disa shteteve synon të bëjë Revolucionin Islamik për të marrë burimet kryesore të vendeve të Muslimanëve dhe komuniteteve të tjera që gjenden në ato vende. Ajo synon të marrë pjesë në marrëveshjet e rëndësishme bërthamore dhe për këtë ka aplikuar strategji të ndryshme.