Gazetarja e Charlie HEBDO: Terroristët nuk më vranë se isha grua

1 Min Read

Të qenit grua ia ka shpëtuar jetën gazetares Sigolène Vinson që punonte tek revista satirike “Charlie Hebdo”.
Ajo sikurse edhe dëshmitarë të tjerë kanë treguar se terroristët i kanë kërkuar me emra njerëzit kryesorë të revistës duke i vrarë vetëm ata më pas, transmeton koha.net.

Vinson ka treguar se njëri nga terroristët ia kishte drejtuar armën, por nuk e kishte qëlluar.

“Nuk po të vras sepse je grua dhe ne nuk vrasim gra”, ka treguar Vinson.

Share This Article