Rrëfimi i shitësit në Paris: atentatori, ne nuk vrasim civilë

Rrëfimi i shitësit në Paris: I shtrëngova dorën njërit prej atentatorëve!

Radio Info Francë ka marrë një dëshmi të jashtëzakonshme nga një shitës, i cili tha se ka takuar dhe shtrënguar duart me njërin nga të dyshuarit, kur ata arritën në biznesin e tij në orën 08:30 minuta të mëngjesit të sotëm.
Personi me emrin Didier, i cili nuk do të publikojë mbiemrin, thotë se kishte një takim me pronarin e kompanisë publiciate, Michel.

Didier tha se i shtrëngoi duart njërit prej personave të armatosur që ndodheshin në dyqan, duke menduar se janë oficerë të forcave speciale policore.

Sipas shitësit, personi ishte i veshur me të zeza dhe në njërin krah mbante një pushkë.

Didier rrëfen se kur arriti brenda ambienteve të kompanisë publicitare, një klient i kërkoi të takojë personin që dukej si polic, i veshur me të zeza dhe me antiplumb.

“Pasi u takuam dhe shtrënguam duart, klienti im më kërkoi të largohem”, thotë shitësi, duke shtuar se personi që dukej si polic i forcave speciale i ka thënë, vazhdo, largohu sepse ne nuk vrasim civilët.

Didier thotë se në ato momente u habita nga ajo që ai tha, pasi nuk ishte shumë normale ajo shprehje.

Shitësi thotë se pasi u largua kishte dyshime mos kjo ishte grabitje apo pengmarrje. /Oranews.tv/

Artikulli paraprakGazetarja e Charlie HEBDO: Terroristët nuk më vranë se isha grua
Artikulli vijuesCharlie Hebdo: një vështrim kritik!