Gazetarja Egnesa Vitia flet për mashtrimin nga udhëheqësia e “Insajderit” (VIDEO)

Ish-punonjësja e gazetës online ‘’Insajderi’’ dje pati deklaruar përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook se është mashtruar nga stafi i këtij mediumi, gjatë kohës sa ka punuar aty.
Gjatë një interviste dhënë për portalin parrotlla.net, ish-punonësja Vitia ka dhënë detaje në lidhje me ngacmimin dhe kërcënimin që ka marrë nga gazetari dhe njëherish pronari i këtij mediumi, Vehbi Kajtazi.
Gazetarja Vitia ka thënë se nuk është e vetmja që ka patur një trajtim të tillë nga gazetari Kajtazi, duke thënë se numri i punëtorëve për të cilët ky i fundit ka përdorur një fjalor banal është 3.
Ajo ka thënë se përveç që është paguar me një pagë minimale prej 100 eurosh, është gënjyer me faktin se do të ketë kontratë të punës, duke shtuar se edhe të hollat i kishte marrë kesh, e jo përmes llogarisë bankare.

Ndërkaq, sot ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës për rastin në fjalë, ku sipas asociacionit është fyer nga kryeredaktori Vehbi Kajtazi dhe redaktori Vullnet Krasniqi./parrotlla.net/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=52&v=pdgzhQODsgg

Artikulli paraprakDonacion 3.5 milionë dollarësh i “Islamic Relief ” për shëndetësinë e Kosovës
Artikulli vijuesUshtria turke bombardon pozitat e DAESH-it, vriten 11 terroristë