Vajza e patriotit dhe atdhetarit Jusuf Gërvalla, Donika Gërvalla-Schwarz, sot kur edhe është ditëlindja e Jusufit, ka folur për rrjedhën e hetimeve që shteti gjerman po bënë rreth këtyre vrasjeve politike.
Gërvalla ka thënë se 34 vite pas këtyre vrasjeve, hetimet kanë arritur në një stad krejt tjetër.
Ajo pret që njerëz të implikuar në këtë rast, kanë momentin e duhur që të korrigjojnë gabimet e bëra. “Njerëz që nuk kanë qenë të implikuar direkt në vrasjen e tyre, por gjithsesi bëhet fjalë për njerëz që kanë qenë të implikuar në survejimin e tyre, në spiunimin e tyre, kanë hyrë e kanë dalë në shtpëinë tonë, kanë hëngër bukë në shtëpinë tonë dhe në anën tjetër kanë përcjellur informacione tjetër kund, tani e e kanë momentin që të korrigjojnë gabimin e të kaluarës dhe të kontribuojnë, sepse edhe nëse nuk lajmërohen vet, drejtësia do t’ju trokasi në derë.
Nuk kanë ku fshihen autorët e vrasjeve poltike, sepse edhe pas dekadash, dikush, pra drejtësia do ju torkasi ne derë.”-tha Gërvalla për Radio Dukagjinin.
Donika Gërvalla-Schwarz, e pyetur nga drejtuesi i emisionit, ’Alo Mirëmëngjesi’, Fitim Behluli, se faktet aktuale të drejtësisë gjermane a çojnë në dyshimet se kush mund të kenë qenë ekzekutuesit, dhe referuar në thënien e Jusufit, para vdekjes, se ‘Në qoftë shqiptarë mos u gjet’ kurrë’, ka deklaruar, se mendon që ekzekutuesi të mos ketë qenë shqiptarë.;
“Nëse më pyetni personalisht, unë nuk besojë që ekzekutuesit kanë qenë nga rradhët tona, unë besoi se shqiptarë ishin ata që rreth e rrotul’ kanë kryer punët tjera. Ndërsa fjalia e babit (Jusufit), ‘Në qoftë shqiptarë mos u gjet’ kurrë’, ka ardhur si vetëdije e tij se pala serbe çdo herë ka arritur të fus shqiptarët në grindje. Kjo thënie dëshpërusese e Jusufit, unë do të thoja, tani në vitin 2016 edhe në qoftë se është shqiptarë le të sqarohet.”-tha Donika Gërvalla, për Radio Dukagjinin, sot në ditëlindjen e Jusuf Gërvallës.
Gërvalla-Schwarz, optimizmin e saj për t’i shkuar deri në fund realitetit të atentatit dhe vrasjeve politike të Shtutgartit, ka deklaruar se e bazon në fakte, për të cilat nuk mund të flitet shumë në media për shkak të rrezikut të dëmtimit të hetimeve.
“Hetimet ne vitin 2016 kanë arritur në një stad krejt tjetër. Ka pasur një gjyq në Bavari. Gjykata e lartë e Bavarisë para disa javësh ka dënuar dy funksionarë të lartë të UDB-së Jugosllave, njëri ka qenë funksionarë i lartë i UDB-së Republikane të Kroacisë, ndërsa tjetri i Federatës. Me këtë Gjykata gjermane ka arritur të dëshmoi për herë të parë, fajësinë e urdhërdhënëse, pra është dënuar me burgim të përjetshëm një funksionar i lartë i UDB-së për vrasjen e një disidenti kroat dhe në kuadër të këtyre hetimeve kanë dalur në pah edhe fakte që kanë të bëjnë me vrasjen e Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut.”-ka shtuar Donika Gërvalla vajza e Jusuf Gërvallës.