Deputeti i parlamentit të Kosovës, Gëzim Kelmendi përmes një postimi në Facebook ka uruar besimtarët mysliman. Ai ka shkruar se i mungon atmosfera e muajit të Ramazanit që është në Kosovë, pasi që gjendet në specializim në Turqi.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Të dashur qytetarë, iftarin e mirë.
Fillimi i këtij Ramazani më gjeti në Ankara , Turqi duke bërë specializimin në Kirurgjinë Maksillofaciale.
Po më mungon atmosfera e bukur e Ramazanit në Kosovë.”