Deputeti i Kuvendi të Kosovës, njëherësh edhe kryetari i partisë ‘Fjala, Gëzim Kelmendi i ka dalë në mbrojtje futbollistit kosovar, Mërgim Mavraj,që dje refuzoi ta veshte fanellën me reklamën e birrës.
Kelmendi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se ky opinion nuk nguron që ta njollos dhe rrënon çdo sukses të heronjëve tanë vetëm e vetëm pse këta heronj krenohen me identitetin e tyre fetar dhe e ruajnë veten nga gjërat e ndaluara dhe të urryera.
Ai në fund i ka porositur Mërgim Mavrajn që mos ta kthej kokën prapa dhe se të mirat që ia ka sjellë shqiptarëve, injorantët dhe islamofobat munden vetëm në ëndër me i ëndëru.
Postimi i plotë i tij:
Mërgim Mavraj është krenaria jonë
Me sjelljen e tij (mos reklamimin e “Birra Peja”) që përkon me devotshmërinë dhe edukaten fetare që ka, ka arritur që ta “alarmoj” opinionin injorant dhe islamofob.
Ky opinion nuk nguron që ta njollos dhe rrënon çdo sukses të heronjëve tanë vetëm e vetëm pse këta heronj krenohen me identitetin e tyre fetar dhe e ruajnë veten nga gjërat e ndaluara dhe të urryera.
Ne, këtij burri sikur Mërgim Mavraj i themi vazhdo dhe mos e kthe kokën prapa, të mirat që ja keni sjellë shqiptarëve, këta injorant dhe islamofoba munden vetëm në ëndër me i ëndëru.
Gëzim Kelmendi