Ju mund të mendoni se kurrë nuk do të bëheni të pasur, nëse nuk do fitoni llotarinë. Por kjo është e mundshme për ata që fillojnë herët dhe ata të cilët zhvillojnë zakonet e duhura.
Këtu keni 6 këshilla të shpejta për të nisur rrugën drejtë një vlere neto prej 7 shifrave: Shpenzoni më pak se sa fitoni, jetojeni një jetë modeste.Kumti.com
Krijoni një plan financiar
Të thoni se doni të jeni i pasur nuk mjafton. Duhet të bëni një plan të zbatueshëm dhe ta vendosësh në letër. Plani i shkruar ju detyron të bëni diqka,” thotë Stewart Welch, Birmingham, Alabama. Llogaritni çfarë ju duhet për të fituar dhe si të investoni. “Plani nuk është vetëm qëllimi, aty janë edhe ëndrrat, qëllimet, opsionet. Opsionet janë planifikimet e planit të veprimit
Kurseni, kurseni, kurseni
Rezultati përfundimtar i planit tuaj financiar duhet të jetë investimi sistematik. Bëjeni zakon kursimin e parave. Krijojeni një fond emergjence në një llogari të tregut të parasë në mënyrë që të mos ju duhet të shpenzoni pjesën tjetër të kursimeve dhe investimeve tuaja kur lind një shpenzim i madhë i papritur.
Krijojeni zakonin të kurseni të paktën gjysmën e vlerës të çdo ngritjeje page.
Shpenzoni më pakë se që fitoni
Mos shpenzoni në rroba, syze dielli ose bizhuteri të shtrenjta. Dhe mos lejoni që shpenzimet shtëpiake ose të veturës tuaj të kalojnë buxhetin tuaj.
Bëni që investimet tuaja të ju sjellin fitime
Duhen para për të fituar para, por kjo nuk do të thotë se duhet të investoni shumë. Hapni një llogari me një kompani të fondeve të përbashkëta e cila ka fonde pa ngarkesa dhe raporte të ulëta të shpenzimeve. Krijojeni një portofol të larmishëm. Kështu mund të prisni një fitim prej 8-10 përqind në vit për investimet tuaja,
Hapeni biznesin tuaj
Në librin “The millionaire next door: The Surprising Secrets of America’s Wealthy,” i autorëve Thomas Stanley dhe William Danko thotë se dy të tretat e milionerëve janë të vetëpunësuar. Shumica e këtij grupi janë sipërmarrës ndërsa pjesa tjetër janë profesionist si mjekët dhe kontabilistët.
Sipërmarrësit krijojnë pjesën më të madhe të pasurisë së vendit. Shumica e e atyre në rrugën për tu bërë milionar, 8 nga 10, kanë fituar ose kan rritur pasuritë e tyre. Kjo vlen edhe për milionerat aktual.
Merrni këshilla profesionale
Një projektues i mirë financiar mund t’ju ndihmojë të plotësoni portofolin tuaj me investimet e duhura dhe të largoni ato të gabuarat.Ju nuk keni nevojë të heqni dorë nga kontrolli i tyre, por ju duhet të krijoni marrëdhënie të mirë me një ekspert në këtë fushë të komplikuar.
Sipas një studimi të Fidelity, më shumë se 6 nga 10 invesititorët milioner përdorin këshilltarë financiarë për të ndihmuar në menaxhimin dhe mbrojtjen e pasurisë së tyre.Kumti.com