Gjatë sulmit në Stamboll është dëmtuar xhamia Shahzade, vepra e parë e madhe e Mimar Sinanit

Turqi – Në sulmin terroristik në qendër të Stambollit, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme te xhamia e mirënjohur Shhzade, objektin e parë të madh të arkitektit të mirënjohur osman, Mimar Sinanit.

Mediet turke transmetojnë se akti terrorist në të cilën vdiqën 11 njerëz dhe u plagosën 36 të tjerë, ndodhi afërsisht njëqind metra afër xhamisë Shahzade.

Si pasojë e shpërthimit të madh, tek xhamia janë thyer xhamat, janë dëmtuar dritaret dhe pjesërisht janë dëmtuar muret nga ana e brendshme dhe jashtme e xhamisë.

Ekipet e shërbimeve komunale kryen pastrimin e hapësirës së xhamisë për falje dhe punohet në rregullimin e mureve. Xhamia është hapur për namaz.

Eksplozioni ka shkaktuar dëme edhe në xhaminë e Damat Ibrahim pashës dhe objektet tjera në afërsi, hotelet dhe shitoret.

Xhamia Shehzade është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit (të madhërishmit), për nder të djalit të tij Mehmetit i cili vdiq në moshën 21 vjeçare. Ndërtimi i xhamisë filloi më 1543, ndërsa përfundoi në vitin 1548 dhe paraqet veprën e parë të madhe të arkitektit më të madh osman Mimar Sinanit dhe konsiderohet kryevepra e arkitekturës klasike osmane.

Burimi: klix.ba

Përshtati: Lutfi Muaremi

(Islampress)

Artikulli paraprakMuhamed Ali kishte lënë testament që patjetër t’i falet namazi i xhenazes.
Artikulli vijuesNjë rrugë në New York emërohet ‘Muhammed Ali’