Para pak çastesh në fabrikën Sharrcem në Han të Elezit, respektivisht në pikën kufitare, Kosovë- Maqedoni, dyshohet të jenë gjendur dy trupa të pajetë të cilët janë zhdukur që nga viti 1999.
Dëshmitarët kanë treguar për “Zërin” se njëri prej persona është nga Hani i Elezit kurse tjetri nga Prizreni.
“Po, i kemi gjetur disa dokumente të këtyre personave por edhe disa eshtra të tyre”, ka thënë ai. Vlen të theksohet se njësitet e Policisë së Kosovës janë në vendin e ngjarjes.