Gjendja në terrenet e prekura nga vërshimet vazhdon të jetë të rëndë, pasi edhe shumë shtëpi janë dëmtuar nga vërshimet e mëdha të ujit. “NUN” organizata që po thyen rekorde në ndihmë së bashku me 60 aktivistët e saj, përmes faqes së tyre në rrjetet sociale po e tregon realitetin dhe ndihmën që po u bëjnë këtyre vendeve.
Ata tregojnë se shumë njerëz të vullnetit të mirë u kanë dalë në ndihmë për të ua lehtësuar dhimbjen e banorëve të Hasanebegut, Haraçinës, e vendeve të tjera të prekura. Ata përmes një postimi kanë bërë këtë njoftim: ” Përpos pajisjeve për pastrim ( kofa, lopata, detergjente… ), “NuN” ç’do ditë me nga 300 pako ushqimore për të prekurit e vërshimeve në Hasanbeg dhe rrethinë.
Që të mundë sa më gjatë të jemi në terren, apelojmë te secili që ka mundësi ta ndihmon këtë projekt, të na paraqitet në telefonat tona që i kemi paraqitur apo në inbox të faqes tonë”
“NUN” me aktivistët e saj kanë filluar edhe tu ndihmojnë të pastrojnë shtëpitë e dëmtuara banorëve të këtyre vendeve.
Kjo është faqja dhe kontaktet e organizatës “NUN” ku mund të drejtoheni për të kontribuara në atë që ju e shihni të arsyeshme.