Për shkak të numrit gjithnjë e më të madh të rasteve të racizmit dhe dhunës në Gjermani, muslimanët në këtë vend shprehën shqetësim dhe nga autoritetet gjermane kërkuan forcimin e masave të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Këshillit Qendror të Muslimanëve të Gjermanisë (ZMD) Aiman Mazyek u takua në Berlin me anëtaret e Shoqatën e gazetarëve të huaj (VAP), ndërsa me këtë rast foli për numrin gjithnjë e më të madh të rasteve të racizmit në Gjermani.
Sipas tij, muslimanët që jetojnë në Gjermani janë të shqetësuar për shkak të dhunës raciste dhe për këtë shkak evitojnë protestat dhe turmat e mëdha në qytetet e tyre.
“Jam i shqetësuar për sigurinë e familjes time. Nga autoritetet gjermane kërkojmë forcimin e masës së sigurisë”, tha Mazyek, dhe shtoi se autoritetet, përveç se thonë që këtë problem ta kuptojnë seriozisht, duhet të fokusohen edhe në sigurinë e muslimanëve dhe xhamive.