Kur Merkeli vendosi verën e kaluar të pranojë refugjatët, ajo shmangu dhunën që mund të kishte dalë jashtë kontrollit
Ka një komb të ri “që mundet ta bëjë”. Ai quhet Gjermani. SHBA-ja e udhëhequr nga frika e ka dorëzuar stafetën. Gjatë gjithë procesit të jashtëzakonshëm, që ka parë rreth 1 milion refugjatë të mbërrijnë në Gjermani këtë vit, kancelaria, Angela Merkel, ka pasur një refren të vazhdueshëm: “Wir schaffendas” (Ne mund ta bëjmë këtë).
Gjesti në fjalë, është akti më i jashtëzakonshëm shpengues, i ndërmarrë ndonjëherë nga ndonjë komb evropian prej shumë vitesh. Gjermanët në tërësi e kanë kuptuar. Ata u vetëdijesuan se të largohesh nga Siria nëpër pikat e kontrollit të “Shtetit Islamik”, ta vendosësh familjen tënde në një anije të amortizuar që lundron në ujërat e stuhishme dhe rruga e gjatë nëpër Evropë në kërkim të një shtëpie, nuk është një vendim i dëshpëruar.
Është një vendim i arsyeshëm, në rast se alternativa tjetër është t’i shihni fëmijët tuaj të hidhen në erë nga një bombë fuçi apo vajzën tuaj të përdhunuar nga një xhihadist. Gjermanët e pasluftës janë njerëz të arsyeshëm. Shtetet e Bashkuara do të duhej të pranojnë rreth 4 milionë refugjatë të këtij viti për të pasur një përqindje të ngjashme me gjermanët, në raport me popullsinë e saj. Ajo në fakt ka pranuar 3.9 milionë më pak. Shumica e refugjatëve në Gjermani janë nga Siria.
Shtetet e Bashkuara kanë pranuar rreth 1.900 refugjatë nga Siria gjatë 4 vjetëve të fundit. Po, shifra është e vërtetë. Presidenti Obama ka premtuar tashmë pranimin e 10.000 mijë refugjatëve sirianë, një vendim që hasi në kundërshtimin e hapur të shumë guvernatorëve republikanë, të etur për të bashkuar termin “mysliman” apo “nga Lindja e Mesme” me terroristët.
Po çfarë ndodhi në “shtëpinë e trimave?”
Lini mënjanë faktin që kriza siriane nuk mund të shihet e shkëputur nga shpërthimi i luftës në Irak. Dhe përgjegjësia e drejtpërdrejtë e Amerikës është e garantuar. Lini mënjanë faktin se Obama tha në vitin 2011 se presidenti Bashar Al-Asad duhet të largohet nga pushteti dhe sërish përgjegjësia e Amerikës është e garantuar. Lini mënjanë “vijën e kuqe” presidenciale, që nuk hyri në punë në vitin 2013. Madje edhe atëherë, nga çfarëdolloj mase të arsyeshme, reagimi amerikan për krizën siriane të refugjatëve ka qenë mëshirues.
Për një vend të populluar nga emigrantët përgjatë shekujve, nga familjet që iu larguan luftës, urisë apo vështirësive të ndryshme, ajo ka qenë veçanërisht e mëshirshme. Gjermania është mbërthyer tek “WirSchaffen das” (Ne mund ta bëjmë këtë). Shpirti i “mund ta bëjmë” ka kryer një udhëtim transatlantik. Vendi i Merkelit në librat e historisë, është tashmë i garantuar.
Por me vendimin e saj të këtij viti për të pranuar refugjatët sirianë dhe të tjerët, ajo është shndërruar në një figurë qendrore, sigurisht e barabartë me gjigantët e pasluftës gjermane si: Konrad Adenauer, Helmut Shmid dhe Hehnut Kol, ndoshta edhe duke i tejkaluar ata, pasi Gjermania e saj është zonja e vetvetes, ndërsa e tyrja ishte ende nën tutelën amerikane. “Ajo nuk dëshiron të jetë, madje e refuzon, personi që do të ishte dëshmitar i një çarje të rëndë në gjirin e Bashkimit Evropian”, tha Julian Reichelt, kryeredaktor i “Bild Online”, transmeton “Zeri”
Kur Merkeli vendosi verën e kaluar të pranojë refugjatët ajo shmangu dhunën që mund të kishte dalë jashtë kontrollit. Kritikët brenda vetë partisë së saj Kristiandemokrate e portretizojnë atë si emocionale. Por për një lider të angazhuar në ruajtjen e idesë Evropiane, vendimi i saj ishte racional. E rritur në Gjermaninë Lindore ajo ia detyron lirinë e saj unitetit evropian. Kjo është një çështje personale.
Një milion refugjatë ndryshojnë peizazhin. Ata janë në supermarkete, spitale, shkolla. Gjermanët i kanë pranuar, pavarësisht kostos së madhe. Ndonjë parti e ekstremit të djathtë mund të përfitojë nga situata, por konsensusi ishte gjëja e duhur. Për pasojë, gjatë brezit të ardhshëm, Gjermania do të bëhet një vend më i fortë, më i gjallë dhe më i hapur.
Abdylfatah “Xhon” Xhandali, një emigrant sirian, ishte babai biologjik i Stiv Xhobsit. Ndoshta një Xhobs i ardhshëm siriano-gjerman sapo ka hyrë në shkollë. Gjermania ka bërë me turp partnerët e saj evropianë, duke përfshirë edhe Britaninë. Ndërkohë është i nevojshëm një program mbarëevropian për refugjatët. Gjermania s’mund të pranojë një milion refugjatë të tjerë në vitin 2016.
“Përtej blerjes së kohës nuk ka asnjë plan konkret për të angazhuar pjesën tjetër të Evropës në menaxhimin e kësaj krize”, ka thënë Reichelt. Në një vit të zymtë, Merkeli e ka shpenguar Evropën, që dikur ua mbylli një herë kufijtë e saj hebrenjve që largoheshin nga Gjermania.
Kur pas bashkimit të vendit Hehnut Koli foli për një “ndryshim peizazhi” në ish-Gjermaninë Lindore, ai u përqesh. Por kjo ndodhi. Gjermania mund ta bëjë këtë. Sa për SHBA-në që nuk mundet, kjo është një tjetër histori. Frika dhe politika elektorale përbëjnë një kombinim shpërthyes. “NewYork Times”.