Gjermania paralajmëron qytetarët e saj që mos ta vizitojnë këtë qytet në Kosovë

Gjendja e sigurisë në veri të Kosovës është e qëndrueshme dhe qytetarët nuk kanë arsye të kenë frikë. Kështu të paktën ka thënë shefi operativ i Policisë së Kosovës për Veriun, Zheljko Bojiq.

Ai ka thënë për “Radio Kontakt Plus” se gjendja e sigurisë në komunat e Mitrovicës së Veriut është e qetë

 

Bojiq ka rikujtuar se ditëve të fundit nëpër këto zona nuk është shënuar asnjë incident serioz.

Mirëpo, Ministria e Jashtme e Gjermanisë gjatë ditës së djeshme paralajmëroi qytetarët e saj se duhet të shmangin lëvizjet në veri, pasi situata është e tensionuar.

“Situata në veri të Kosovës mbetet e tensionuar”, thuhej në një deklaratë të kësaj ministrie, raportojnë mediat.

E duke aluduar në këto deklarimi, ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin kërcënoi duke thënë se ushtria serbe po monitoron situatën në veri të Kosovës.

Madje ai theksoi se shërbimet serbe i kanë vërtetuar pretendimet e shtetit gjerman.

Ndaj Vulinit, reagoi Enver Hoxhaj, i cili tha se deklaratat e tij janë kërcënim për Kosovën.

Artikulli paraprakPrinci saudit tregon burgun e “tmershëm” se ku ishte mbajtur (Video)
Artikulli vijuesZvicra shet ajër