Gjesti i Muhamed Alisë që dëshmoi devotshmërinë ndaj islamit (Foto)

Muhamed Ali i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, përveç se ishte boksier legjendar, ai ka qenë edhe besimtar i devotshëm mysliman.

Si i suksesshëm në karrierë, Muhamed Alisë i takonte edhe pllaka e tij në rrugën “Walk of Fame” të Hollywood’it.

Mirëpo ylli i tij në sheshin e të famshmëve dallon nga të tjerët.

Pllaka e tij është vendosur në mur, e jo në tokë.

Kjo për shkak se Muhamed Ali refuzoi që ylli i tij të shkelet nga njerëzit, pasi ai barte emrin e profetit Muhamed dhe ai nuk mund të lejonte një gjë të tillë.

Artikulli paraprakJa vendet në të cilat do të agjërohet deri në 22 orë!
Artikulli vijuesÇfarë i kishte thënë Muhammad Ali Aziz Salihut në vitin 1984? (Video)