Gjetja e Xhenetit

E kam kaluar shumicën e jetës time duke u munduar të pajtohem dhe të jetoj ndërmjet vështirësive dhe qetësisë. Nga njëra anë, jemi mësuar të dëgjojmë gjithandej se rruga e drejtë nuk është e lehtë dhe kërkon përpjekje dhe sakrifica të shumta. Por, nga ana tjetër, si njerëz që jemi ne gjithmonë kërkojmë dhe e duam lehtësinë. Ajo që kam arritur të kuptoj është se ky rrugëtim gjithmonë do të ketë sfida, testime dhe gjykime. Do të ketë vështirësi dhe do të ketë edhe stuhi. Por, nëse Allahu dëshiron, mund të të japi qetësinë dhe mirësinë njëkohësisht me vështirësinë.

Ai i cili gjen mbështetjen tek Allahu, vazhdon të qëndrojë i thatë edhe përgjat stuhisë më të fuqishme. Nga jasht mund të jetë duke rënë shi, por brenda rrethit mbrojtës të Allahut, është i thatë(i terur). Nga jasht mund të ketë stuhi, mirëpo në brendësi ka qetësi. Edhe flakët e jetës tënde mund të kthehen dhe të bëhen ‘berden we selama’ (të freskëta dhe shpëtimtare apo të sigurta), ashtu siç u bënë për Ibrahimin alejhi selam.

Atëherë, kuptova se fokusimi (përqëndrimi) im ishte i gabueshëm. E kuptova se po mundohesha të krijoja një Xhenet perfekt, pa furtuna e stuhi, një botë pa zjarr, nga jasht. Por, ky lloj Xheneti nuk egziston në këtë dynja (botë). Kështu që unë duhej të ndërroja kahjen e përqëndrimit tim. Xheneti- një botë e qetë dhe paqësore egziston përbrenda. Shenjtëria egziston brenda vetvetes së kujtdo dhe askush nuk mundet ta marri atë shenjtëri nga ti. Asnjë stuhi nuk mund të ketë efekte mbi të. Asnjë shi nuk mund ta arrijë atë. Prandaj, punoni që të krijoni atë lloj Xheneti. Punoni ne mënyrë të atillë që të hyni në këtë lloj të Xhenetit. Dhe pa dyshim që do të arrini të keni Xhenetin në këtë dynja, dhe në ahiret poashtu.

Autorja: Yasmin Mogahed/ISLAM.MK/kohaislame

Artikulli paraprakShqipëri, rikthehen maskat në Mat
Artikulli vijuesA je duke fjetur për Ahiret !?