A je duke fjetur për Ahiret !?

Një nga çështjet më të mëdha të produktivitetit me të cilën njerëzit ballafaqohen është se sa orë gjumë duhet për të fjetur. Ata që e duan gjumin thonë se është e rëndësishme që të flen të paktën 6-8 orë çdo natë për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, ndërsa ata në anën tjetër që nuk e duan shumë gjumin kundërpërgjigjen duke thënë se gjumi është humbje kohe dhe se duhet të fleme sa më pak, aq sa na nevojitet vetëm për të na ndihmuar të vahzdojmë jetë. Kohët e fundit kam filluar të mendoj ndryshe për gjumin, në një mënyrë e cila do të më ndihmonë të zgjidhë këtë dilemë: përgjigja duket të jetë tek qëllimi i gjumit; nëse fle për këtë dunja (kjo është që të nesërmen të jesh i relaksuar në punë, shtëpi, familje dhe të kesh një jetë të gjatë dhe të shëndetshme), atëherë gjumi është shumë i rëndesishëm për ty dhe ti do të sigurohesh që të flesh të paktën 6-8 orë në ditë. Gjumi do të bëhet në këtë rast i shenjtë dhe mbizotëruesi kyresore në vedimet e tua, p.sh: “A të zgjohem për namaz nate apo të vazhdojë gjumin!?Të flejë më mirë! A duhet të zgjohem herët për të punuar në këtë pjesë të rëndësishme të punës apo më mirë të flej? Të flejë!!

Megjithatë, nëse fle per ahiret, apo nese fle per hir të All-llahut (Subhanehu we Teala), ti do të flesh vetëm aq sa te jetë e nevojshme që t’ia japesh hakun trupit tënd duke mos injoruar faktin se ti ne këtë botë je vetëm përkohësisht dhe se së shpejti do te rikthehesh tek Zoti yt. Ti do te mundohesh të minimizosh gjumin në mënyrë që nuk do të ndikojë adhurimin tënd—psh. Nëse je duke e pyetur veten se a duhet të flesh apo të zgjohesh për të falur namaz nate, ti do të zgjedhesh të flesh më pak, do të zgjedhesh ahiretin, ku do te shijosh pushim te përjetshem. Ky është përshkrimi që All-llahu (Subhanehu we Teala)u jep robërve të Tij:

Ata qenë te cilët pak flinin natën (Adh-Dharijat, Sureja #51, Ajeti #17)

I heqin trupat e tyre prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo që Ne ua kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin. (As-Sajdah, Sureja #32, Ajeti #16)

Pasi i themi këto, do të doja të thekësoja se ti japësh hakun trupit tënd është pjesë e konceptit të fjetjes për ahiret. Kjo është evidente në hadithin e Profetit Muhammed (paqja dhe mëshira e Allahu qoftë mbi të): (39) Tregon ‘Abdullah bin ‘Amr bin Al- ‘As: I dërguari i All-llahut tha: “ O Abdullah! A nuk jam njoftuar une se ti agjëron gjatë gjithë ditës dhe falesh gjatë gjithë natës?” Une thash, “Po, o i dërguar i Allahut!” Ai tha, “ Mos e bëj atë! Agjëro ndonjëherë dhe disa herë të tjera leje atë (agjërimin); zgjohu për tu falur natën por edhe fli gjatë natës. Trupi yt ka të drejtë mbi ty, sytë e tu kanë të drejte mbi ty, dhe gruaja jote ka të drejtë mbi ty.” (Sahih Buhari, Libri nr. 62, Hadithi nr. 127)

SubhanAllah, sa e balancuar dhe sa praktike eshte jeta e një muslimani të vërtetë! Kështu pra ti duhesh ta ‘dëgjoshë’ trupin tënd; disa ditë mund të ndiheni energjik dhe të lumtur edhe pse flini vetëm 3-4 orë. Megjithatë, disa ditë trupi juaj do të dojë që ju të flini 6-8 orë gjumë përderi sa nuk i neglizhoni detyrat obligative siç janë falja e namazit apo detyrimet ndaj prindërve apo familjes tënde, dhe kjo është në rregull.

Këtu i keni disa këshilla praktike në lidhje me gjumin:

1. Gjithmonë përgatitu për gjumë.

2. Nëse keni mundësi, merrni një sy gjumë para apo pas namazit të Drekës që të zvogëloni orët e gjumit gjatë natës.

3. Mbaj shënime të kohës së gjumit për një periudhë kohore prej një jave që të kuptosh strukturën e gjumit tënd dhe ta kuptosh se si mundesh të marrësh vendimin më adekuat për të.

http://productivemuslim.com/are-you-sleeping-for-the-akhirah/

Artikulli paraprakGjetja e Xhenetit
Artikulli vijuesHoxhaj: Kosova s’ka nevojë as të eksportojë e as të importojë Islamin