Vdiq mësuesi i Kryetarit Rexhep Tajip Erdogan 

Bekir Topaloglu ishte mësues në shkollën Imam-Hatip kur në te mësonte kryetari aktual i turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
Javën e kaluar, ishte futur në spital për shkak të një hemorragji të trurit dhe ishtë mbajtur në kujdes intensiv teologu Profesor Dr. Bekir Topaloğlu. Mirëpo ai e humbi jetën natën e kaluar.

Sot pas namazit të Iqindisë është varrosur pasi që xhenazja është nisur nga xhamia e Universitetit Marmara në Istanbull.

Kush ishte Bekir Topaloğlu?

U lind në vitin 1936 në Trabzon Çaykara’da. Mësimet e para i merr në gjirin e familjes dhe pastaj vijon shkollimin në shkollën e lartë fetare të Stambollit. Këtë shkollë e përfundon në vitin 1959.

Nga viti 1959 dhe deri në vitin 1963 vijoi Institutin e lartë dhe ndërkohë punonte si imam.

Librin e parë që botoi ishte “Gruaja në Islam”.

Në vitin 1983 merr titullin doktor shkence në Fakultetin e teologjisë në Universitetin e Marmaras. Në të njëjtin vit u bë edhe profesor në të njëjtin universitet.

Në fund të jetës së tij ishte Drejtor i sektorit për përpilim dhe redaktim pran Enciklopedisë fetare islame.

Artikulli paraprakVIDEO – Ndëgjo sa sevape fiton nëse i thu ndokujt ‘SELAM ALEJKUM’
Artikulli vijuesVMRO i çon “selam” BDI-së për kryqin