Gjuajtje me armë në qendër të Prishtinës, plagoset një person

Policia e Kosovës njoftoi se në mesditë, në qendër të Prishtinës, si pasojë e gjuajtjeve me armë është plagosur një person.

Megjithëse, nuk jepen detaje, ngjarja mësohet të ketë ndodhur në mesditë në rrugën “Rexhep Luci”, afër kinemasë ABC dhe të shtënat kanë ardhur ndërmjet disa personave, të cilët kanë gjuajtur në drejtim të njëri-tjetrit për qëllime hakmarrje.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës konfirmoi për Telegrafin se nga këto të shtëna është plagosur një person.

Detaje tjera nuk janë bërë të ditura.kohaislame

Artikulli paraprakLG OPTIMUS G SHFAQET ZYRTARISHT
Artikulli vijuesGjuhët indoevropiane kanë lindur në Turqi