Gjykata e Augsburgut largon ndalimin e hixhabit në punë

Gjykata në Augsburg, Gjermani, ka lëshuar një vendim sipas të cilit ndalimi i shamisë në punë është i pa pranueshëm, shkruan Spiegel.
Shqyrtimin e vendimit e kërkoi studentja e drejtësisë Aquile Sandh. Gjykata me një gjykim të ri e hoqi vendimin që ishte miratuar para tetë viteve.

Në arsyetimin e vendimit të ri thuhet se rregullorja e ministrisë së drejtësisë nga viti 2008 ku edhe u bazua vendimi i mëparshëm nuk hyn në liritë e arsimit dhe religjionit, kështu që mbajtja e shamisë nuk mund të ndalohet.

Gjatë kërkesës së saj Aquile Sandh kishte përmendur se ndjehet e diskriminuar në punë për shkak të vendimit të mëparshëm, andaj ka kërkuar dëmshpërblim prej 2000 eurove.

Gjykatësit e gjykatës në Augsburg vlerësuan se kërkesa e kësaj studenteje është e arsyeshme dhe morën vendim për largimin e ndalimit të shamisë në punë.

(Islampress)

Artikulli paraprakKëln, ndalohet telekonferenca e Erdoğan-it para të pranishmëve në tubim
Artikulli vijuesHRW: Kriza e emigrantëve në Europë për shkak të Islamofobisë