Mali i Zi refuzon kërkesën ruse për një bazë ushtarake në Tivar

Rusia kërkoi leje nga Mali i Zi që të hapë bazë ushtarake në Tivar, që do të ishte përkrahje logjistike për flotën e saj detare në Mesdhe, por Podgorica e refuzoi një kërkesë të tillë, shkruan gazeta malazeze “Vijesti”.

Duke iu referuar burimeve të qeverisë malazeze, “Vijesti” njofton se Mali i Zi ka dërguar përgjigje negative për kërkesën e Rusisë, që nuk është e sigurt nëse do të mund ta mbajë bazën e tij detare në portin Tartus në Siri.

Porti sirian ka interes të madh strategjik për Rusinë, pasi i mundëson të jetë e pranishme në detin Mesdhe.

Duke e marrë parasysh konfliktin luftarak në këtë vend dhe mundësinë që një nga kushtet për zgjidhjen e tij të jetë nisja e rusëve nga Tartusi, Moska zgjodhi si alternativë Tivarin, pasi të gjitha vendet tjera në rajon “janë ose në NATO ose nën ndikim të Perëndimit”.

“Vijesti” shkruan se pëlqimi eventual i Podgoricës për stacionimin e ushtrisë ruse në Tivar do të nënkuptonte “fundin e integrimit të Malit të Zi në NATO”./trt/kohaislame

Artikulli paraprakGjykata egjiptiane lirojnë ish-kryeministrin Ahmet Shafik dhe dy bijtë e Mubarakut
Artikulli vijuesShoferi HERO