“Një përgjigje të shkurtë për qindra miqtë e kësaj faqeje, që më rekomandojnë t’i jap në gjyq portalet që shtrembërojnë deklaratat e mia: kurrë nuk do ia falja vetvetes nëse do bëhesha shkaktarë të dënoheshin ata që i ka dënuar Zoti, ata që për një pagë mujore, janë bërë shërbëtorë të djallit – të drejtuesve të BDI-së! Posaçërisht kur e di se, sikur mos kishte njerëz si drejtuesit e BDI-së, sikur ne shqiptarët të mos vrisnim njëri tjetrin dhe të mos pranonim të luanim në ‘filmin’ në regji të regjimit VMRO-BDI e që mban titullin ‘Shqiptari ia hanë kokën shqiptarit’, burgjet, avokatët dhe gjykatat e Maqedonisë, do falimentonin! Pastaj ka diçka që e di unë, por që nuk e dinë ata: se ne do duhet të ndjehemi fatlum, nëse drejtuesit e BDI- së do kënaqen vetëm me burgosjen e kundërshtarëve të tyre politik dhe nuk do na çojnë edhe më tej, vetëm për ta shpëtuar vetveten – deri në vëllavrasje! Po, ata tani duan të gjithëve të na bëjnë si vetvetja dhe të na detyrojnë të çojmë në gjyq njëri tjetrin, që pastaj të mos shihet se po të mos ishim ata, burgjet e Maqedonisë nuk do ishin të stërmbushur me shqiptarë! Më në fund, ka diçka që e di edhe unë edhe ata për të cilët unë ndjejë keqardhje e jo mëri – ata që për një ‘kore bukë’ janë vënë në shërbim të kryesuesve të BDI-së: se dikush e ka sharë dhe ofenduar Profetin mysliman, andaj ai “dikushi’, tani ngutet që të gjithëve të na barazojë me vetveten – të na shpallë ‘qafira’!”, – shkruan shkrimtari Kim Mehmeti në FB.