Google Nexus i ri do të prodhohet nga Xiaomi?

Njëra ndër lansimet kryesore të vitit të kaluar në industrinë mobile ishte modeli i ri i Nexus, dhe tani besohet se nuk do të shkojë shumë gjatë derisa në treg të shfaqet modeli i ri i telefonit të kësaj linje të krijuar nga Google.
Emrat e mëdhenj të industrisë sikurse HTC, Samsung, LG dhe Motorola përmenden si prodhues potencial të gjeneratës së re të Nexus, edhe pse një raport i ri sugjeron se modeli i ri i Nexus këtë vit do të mund të krijohet nga një prodhues kinez.
 
Google Nexus 4 dhe 5 ishin bërë nga LG, ndërsa ky i fundit – Nexus 6 është prodhuar nga Motorola.
 
Shumë njerëz janë në pritje të modelit të ardhshëm të Nexus. Në mesin e emrave të përfolur është edhe kompania Sony.
 
Por raportet që vijnë nga shteti më i populluar në botë sugjerojnë se Google do të bashkëpunojë me një kompani kineze për Nexus-in e ri të vitit 2015.
 
Në mesin e këtyre emrave janë Xiaomi, OnePlus, Meizu, Huawei, dhe Lenovo. Por siç thuhet gjasat më të mëdha janë që krijuesi i Nexus 2015 të jetë Xiaomi, sepse njëri ndër ekzekutivët kryesor të kompanisë është Hugo Barra, një ish punonjës i Google, që ka shumë afërsi me ish punëdhënësit e tij. (Telegrafi)
Artikulli paraprakÇdo i treti person në botë posedon një telefon të mençur
Artikulli vijuesAndroid më i madh, por Apple bën më shumë para