Google nis konkursin konkurrues për shkencë globale

Google ka startuar dje me panairin konkurrues për shkencë globale “Google Science Fair 2013″ duke ftuar studentët apo të rinjët e mbarë botës për të paraqitur idetë që mund të ndryshojnë botën dhe ndoshta të bëhen Ada Lovelace e ardhshme.
Lovelace ishte një adoleshente nga fillimi i viteve 1800, kur u hipnotizua me matematikë dhe vazhdoi të shkruajë atë që është konsideruar të jetë programi i parë kompjuterik.

Shumë shkencëtarë të mëdhenj kanë zhvilluar idetë e tyre për shkencën në moshë të re dhe kanë vazhduar duke bërë zbulime që ndryshonin mënyrën se si jetojmë”, tha Sam Peter nga ekipi i Google Science Fair në një post në blogun të tyre.

Shpërblimet përfshijnë një bursë 50.000 $ dhe një udhëtim në Galapagos me National Geographic. Afati i fundit për aplikim është 30 Prill dhe top finalistët do të ftohen në kampin e Google-it në Mountain View, Kaliforni, ku edhe do të shpallen fituesit gjatë një ngjarje më date 23 shtator.

Më shumë detaje mund të gjeni këtu. |ameble|

Artikulli paraprakSony sjell pasardhësin e PlayStation 3!
Artikulli vijuesShefi i ri i EULEX-it kërkon partneritet me institucionet e Kosovës