Sony sjell pasardhësin e PlayStation 3!

Sony do ta lansojë një pasardhës të konsolës së saj të famshme PS3 më 20 shkurt, thuhet sipas burimeve të Wall Street Journal e cila ka cituar burime që janë të njohura me këtë çështje.
Kompania më herët ka dërguar ftesat zyrtare për këtë ngjarje, duke thënë se në të do të prezantohet “e ardhmja e PlayStation”, por pa zbuluar se për çfarë saktësisht bëhet fjalë.

Sipas burimeve të WSJ-së, Sony do të fillojë shitjen e gjeneratës së re të PlayStation, më vonë gjatë vitit, për të konkurruar me Microsoft, e cila është gjithashtu ka gjasa të lansojë modelin e ri të konsolës së lojrave.

Me PS4, Sony planifikon të përqëndrohet më shumë në aspektet e lojrave sociale dhe më pak në specifikat e pajisjes.
Gjenerata e re e PlayStation thuhet se do të ketëë një drajv optik, AMD procesor dhe CPU grafikë, për ta zëvendësuar procesorin Cell i cili ishte në modelet e mëparshme.

Artikulli paraprakKonfirmohet ardhja e Motorola X Phone?
Artikulli vijuesGoogle nis konkursin konkurrues për shkencë globale