Grafite revoltuese në Strugë

Qyteti i Strugës sot është gdhirë nga grafite të shkruara në shqip, që përkojnë me ngjarjet e fundit të dhunës dhe incidenteve në Shkup. Ngjarja e tillë me dhunën e huliganëve maqedonas ndaj të rinjve shqiptarë dhe protestat e të rinjve shqiptarë një ditë më pas janë temë debati edhe në mesin e qytetarëve të Strugës.

Të irituar nga këto ngjarje, person(a) të panjohur kanë shkruar grafite me përmbajtje të pahijshme në shenjë revolte, në objektin e Sigurimit social në Strugë, që ditëve të fundit janë ngritur një sërë vërejtjesh për injorimin dhe moszbatimin e gjuhës shqipe nga ana e të punësuarve në këtë shërbim, duke bërë shkelje të ligjit për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. shkruan “Posht fashizmit”, ndërsa në tjetrin “Shqiptarët rrihen kryekurvat krihen”!. (M.Latifi/INA)kohaislame

Artikulli paraprakGolf GTI, më i bukur dhe më agresiv
Artikulli vijuesNorvegji: Islami po përhapet me të madhe