Granata në oborrin e Xhabir Zharkut

Një sasi e konsiderueshme e mjeteve të pashpërthyera janë gjetur mbrëmë në oborrin e shtëpisë së ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku, ka njoftuar të martën policia rajonale e Ferizajt.

Burime policore kanë bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 19:15 minuta, policia në Kaçanik është informuar me telefon nga pronari i shtëpisë, se në oborrin e shtëpisë së tij, në lagjen “Dushkaja”, është gjetur një sasi e konsiderueshme e mjeteve të pashpërthyera, raporton KosovaPress.

Policia raporton se bëhet fjalë për 27 copë granata dore të vendosura në një pako në oborrin e shtëpisë së Xhabir Zharkut, ish kryetarit të Kaçanikut.

“Njësitet e specializuara dhe ato hetimore të policisë kanë vlerësuar se këto granata të prodhimit rus, ishin pa siguresa dhe pa detonator. Granatat dhe një fitil i raketahedhësit, janë tërhequr nga ana e njësitit EOD”, theksoi togeri Agim Gashi.

Mësohet se hetuesit policorë kanë intervistuar pronarin e shtëpisë, i cili ka deklaruar se nuk kishte njohuri se kush dhe pse i kishte vendosur mjetet e pashpërthyera në oborrin e shtëpisë së tij.

Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë, rasti është duke u hetuar nga Njësia e Hetimeve Rajonale të Ferizajt.kohaislame

Artikulli paraprakJO KUSHTE TË REJA!
Artikulli vijuesÇOHU dyshon se RTK u dogj qëllimisht