Përdhunuesi i gruas së deputetit britanik përfundoi pas hekurave. Një 36-vjeçar u arrestua dje në lidhje me akuzat për abuzim seksual të gruas së deputetit të Partisë Laburiste në Parlamentin britanik, Simon Danczuk.
31-vjeçarja Karen Danczuk, deklaroi se ajo ishte sulmuar dhe përdhunuar qindra herë në shtëpinë e saj në Mançester.
Policia e Mançesterit arrestoi personin, i cili jetonte disa kilometra larg shtëpisë se zonjës Danczuk. Sipas “Daily Mail” ai është në paraburgim ku do të pyetet në lidhje akuzat.
Danczuk, e cila u bë e njohur për postimin e saj ne Twitter, ku kishte dalë në një pozicion provokues, pretendon se është abuzuar seksualisht në periudhën 1989- 1995, kur ajo ishte mes moshës 6 dhe 12 vjeçe.
Ajo tha se ishte abuzuar në dhomën e shtëpisë së saj në Middleton, pak pasi martesa e prindërve të saj kidhte përfunduar. Babai i saj, Martin Burk tani 73 vjeç, ishte larguar nga shtëpia, duke lënë tre djemtë dhe vajzën më të madhe me nënën e tyre, Susan Burke.
Pretendimet e Danczuk u quajtën si “pjellë e imagjinatës” në atë kohë nga nëna e saj dhe dy prej vëllezërve. Ajo tha se nuk do t’ia falte kurrë nënës së saj që, nuk e kishte besuar kur i kishte thënë se u përdhunua sistematikisht.
Karen Danczuk ka treguar se është përdhunuar që në moshën 6 vjeçe nga një mik i familjes, por “selfie” e kanë ndihmuar atë të fitojë vetëbesimin. Ajo ka thënë se ka vuajtur nga depresioni, tentuar edhe të vrasë veten dhe për dy vjet është veshur vetëm me të zeza, që të mos tërheqë vëmendje.
31-vjeçarja e cila është martuar me Simon, 16 vjet më të madh se veten, tregon se vetëm ai është burri i vetëm që ka dashur vërtetë. “Vetëm ai më bën të lumtur. Ndihem e dëshiruar si femër”, ka thënë ajo.