(VIDEO) Sfidat dhe perspektivat e gruas në Ballkan

Sfidat e gruas në shoqërinë moderne, ka qenë tema e një konference të organizuar sot në Shkup nga “Asociacioni për Afirmimin e Gruas”. Folësit kanë vlerësuar se përballja me sfidat e shumta politike, ekonomike, sociale dhe kulturore, janë vetëm disa nga segmentet që reflektojnë në shoqëritë tona të brishta. Sipas tyre, këto sfida shtojnë nevojën për një zë të përbashkët të grave dhe një angazhim të përbashkët me qëllim të avansimit dhe përmirësimit të gruas.

“Periudha pas tranzicionit, përballja me sfidat e shumta dhe të ndryshme globale politike, ekonomike, sociale dhe kulturore, janë vetëm disa nga segmentet që reflektojnë në shoqëritë tona të brishta e në veçanti te gratë si gjysma e shoqërisë, dhe përballja me këto sfida, shton nevojën për një zë të përbashkët të grave dhe një angazhim të përbashkët me qëllim të avansimit dhe përmirësimit të gruas në vend dhe në rajon”, deklaroi kryetarja e Asociacionit pwr Afirmimin e Gruas, Ajgyl Sulejmani.

“Mes tjerash trajtohet edhe çështja e, nëse shprehem në mënyrë simbolike, e shamisë në shoqëri, pra femra me mbulesë dhe mënyrat dhe sfidat me të cilat ajo ballafaqohet për të avancua statusin e saj, pra problemet dhe pengesat të cilat i ka ajo në botën e vet të brendshme, në psikologjinë e saj dhe ato reale eksterne të cilat i imponohen nga jashtësia, gjegjësisht nga faktorët e ndryshëm social”, tha profesori universitar, Ali Pajaziti.

“Tek ne ndodh ky fenomen konkretisht pjesëtarët e fesë islame konkretizohen me narrativin që lidhet me atë që mediat dhe gazetarët e gabuar e quajnë islam radikal ose e ndërlidhin me terma që kanë të bëjnë me radikalizmin fetar islamik, gjë që sipas meje ka të bëjë me mosnjohjen e termave dhe termave, mosnjohjen e aspekteve religjioze islame nga gazetarët maqedonas që nuk i takojnë komunitetit musliman dhe nga ana tjetër ka të bëjë me tendenciozitetin që shfaqin ato me qëllim që të mos bëjnë disikncionin e qartë të fesë islame si religjion. Dhe në anën tjetër keqpërdorimit që po ndodh ddhe që është real, të disa individëve, grupeve klane të ndryshme, të cilët religjionin islam e keqpërdorin për qëllime politike dhe qëllime terroriste”, deklaroi profesori universitar, Sefer Tahiri.

Ajnur Bafqari /SHENJA/

Artikulli paraprakGruevski paralajmëron ndihmë për BDI-në kundër platformës së Besës
Artikulli vijuesPresidenti i Shqipërisë Nishani vizitë zyrtare në Jordani