Omer Ibën el Hattabi thirri Said Ibën Amirin radijAllahu anhu dhe i tha:
“O Seid, të caktoj guvernator në Hims”.
Seidi i tha: “Të betohem në emër të Allahut, mos më sprovo, o Omer!”
Omeri ndryshoi fytyrën dhe i tha: “Mjer për ju, më ngarkuat me këtë barë (kalifatin) dhe tani më leni vetëm”, dhe në të vërtetë e caktoi si guvernator në Hims. Para se të nisej për në Hims, iu afrua Omeri Seidit dhe qetë i tha: “A dëshiron t’ju përcaktoj shpërblimin?”
“Çfarë do të bëj me të o emirul muminin?” – tha ai. Pjesën që e marrë nga bejtul mali (arka e shtetit) është më e madhe se nevojat e mia”, mandej vazhdoi rrugën për në Hims.
Nuk kaloi shumë kohë, ndërsa nga Himsi erdhi një grup i besueshëm njerëzish në vizitë dhe Omeri u thotë: “Ma përgatitni një listë me emrat e të varfërve që t’ua zgjidh nevojat e tyre.”
I ofruam listën ndërsa në mesin e tyre edhe Seid Ibën Amiri (Omeri nuk mendoi se është gurvernatori i tij), ndërsa të pranishmit ia bën me dije Omerit.
Omeri u thotë: “Gurvernatori i juaj i varfër?”
“Po”, i thanë të pranishmit, “kalon shumë kohë e gjatë e që në shtëpinë e tij nuk ndizet fare zjarr.”
Omeri qau aq sa lotët i mbuluan dhe bën mjekrën qull, mandej mori 1000 dinarë (monedha ari) dhe u tha: “Përcjellna selamin tim dhe i thoni: – Emirul mu’minini ti dërgon këto monedha që të ndihmohesh në zgjidhjen e problemeve.”
Delegacioni u kthye në Hims dhe ia ofruan Seidit qesen me monedhat, ndërsa ai i shtynte nga vetja duke thënë: “Inna lil-lahi ue inna ilejhi raxhiun” (fjalë të cilat i themi kur na qëllon ndonjë gjë e pakëndshme). U afrua gruaja dhe e pyeti: “Ç’ndodhi o Seid, mos ka vdekur emirul mu’minini?”
Akoma më keq i thotë Seidi. E ç’është më keq se kaq o Sied?” Më është ofruar dynjallëku të ma shkatërroi Ahiretin, u lëshua sprova mbi shtëpinë time.”
“E pra, të lirohemi nga ajo barë,” ia tha ajo pa ditur asgjë në lidhje me dinarët e pranuar. “A do të më ndihmosh në këtë gjë?”, “Po”, i tha ajo.
Mandej morëni monedhat nga qesja dhe filluan t’ua ndajnë muslimanëve të nevojshëm.
Allahu e mëshiroftë Seid Ibën Amirin dhe gruan e tij!
Përshtati: L.M.
(Islampress)