Hafiz Tahir Kolgjini
-Tahir Kolgjini u lind në Lusnjë më 24 prill 1903 në Lumë
-Mësuesi i parë i tij ishte Mulla Ademi nga Shkupi
-Më 1913 në Stamboll kreu mësimet në shkollën “Sulltan Mahmut” dhe më pas vazhdoi në Medresenë e Lartë, “Darul Hilafet-ul Aliye”, ku mori titullin “Hafiz”.
-Më 1924 kthehet në Shqipëri dhe më 1925 – 1928 ushtron detyrat e mësuesit dhe drejtorit në Bicaj, Lusën, Kolesjan dhe Kukës.
-Më 1928 ushtron detyrën e sekretarit në gjykatën e Himarës e më 1929 në gjykatën e Kukësit, ku ushtroi dhe detyrën e kryetarit të Bashkisë në Kukës.
-Në kohën e “Tokave të Lirueme” nga viti 1939-1941 ishte kryetar bashkie në Prizëren dhe i angazhuar për ngritjen e arsimit dhe administratës shqiptare.
-Në nëntor të vitit 1941 ishte njëri ndër iniciatorët e Kongresit Mysliman në Kosovë.
-Më 1942-1943 ishte kryetar bashkie në Gjirokastër e më pas në Prishtinë.
-Në kohën e Xhafer Devës ishte drejtor i policisë së përgjithshme shqiptare, më pas prefekt i Shkodrës.
-Pas emigrimit në Itali më vitin 1948 vendoset në Stamboll nga Italia ku dhe ndëroi jetë më 12 dhjetor 1988.
-Ishte bashkëpuntor i mbarë shtypit dhe revistave nacionaliste shqiptare të emigracionit shqiptar si “Koha Jonë”, “Dielli” “Besa”, “Vardari” etj.
Mbetet kujtesa e fundit tek unë në memorje në vitin 1985 kur përfundimisht pas burgut u aratisa,e takova në Yskidar të Stambollit afër Kadi Köjit. Intelektual nacionalist shqiptar i rangut të lartë.
[Në foto shihet Hafiz Tahir Kolgjini gjatë një fjalimi në Kongresin e Bllokut Kombëtar Independent. e. sh.]