Hoxha i njohur nga Maqedonia, Bekir Halimi ka përshkruar gjendjen politike tek shqiptarët në përgjithësi.
Ai ka deklaruar se pushtetarët i përngjajnë ujkut të plagosur.
“Për mua pushtetarët e momentit më tepër i përngjajnë ujkut të plagosur, i cili mendon se është duke i ardhur fundi dhe në atë kohë ai vetëm sulmon, në këso situatash gjinden shumica e pushteteve sepse ndërrimi i pushteteve ndodh rrallë” ka shtuar ai.
Ai po ashtu ka deklaruar se nëse nuk ka zhvillim normal të jetës dhe mirëqenies qytetare në ato shtet, kjo tregon se zhvillimi i politikave nuk është i gjallë, është detyrimisht i vdekur dhe nuk mund të ketë fryte.
Bekir Halimi po ashtu ka deklarur se shumë qytetarë e kanë braktisur vendion sidomos në Kosovë dhe kjo tregon se kjo e formë e qeverisjes së tyre nuk ka perspektivë për shtetin.
“Populli është tërheqë në vetëvetë, pasi e shohin vetën të paaftë luftën me këta magnata me këta njerëz tej mase të pasur që e kanë pushtetin në dorë dhe i kanë paret në dorë”.
Ai në fund deklaroi se pushtetarët përdorim edhe shkopin edhe karrotën.
“Dikujt ia dërgojnë shkopin dhe jemi dëshmitar të arrsetimevev politike, dhe në anën tjetër e përdorin karroten për ata njerëz që nuk mund t’i frikësojnë po u japin benifite nga pushteti, nga paret e taksapaguesve, tendere dhe me këtë dikën e frikëson e dikënd e joshë për të vazhduar agjenden e vetë”. shtoi Bekir Halimi.