Hapi 1 për një vet-imazh më të mirë: Unë e respektoj dhe e pranoj vetveten
Nuk krahasohem me të tjerët në dëmin tim
Tringa mendon shumë për veten. Shpesh krahasohet me moshatarët e saj. Për këtë arsye ajo e nënçmon veten, e përjeton veten si më pak të vlefshme dhe të paaftë. Nuk i pëlqen vetvetja, nuk e do veten, mendon se nuk është tërheqëse.
Vetë-respektimi do te thotë besimi në vlerat e veta. Njeriu, që e respekton veten është i kënaqur dhe e çmon veten. Ndihet se është i denje për dashurinë, lumturinë dhe për respektin nga të tjerët.
Kur e vrojtoj veten dhe krahasohem me të tjerët, përpiqem që mos t’i shoh vetëm përparësitë e të tjerëve, dhe vetëm mangësitë te vetja. E di se kam edhe mangësi, por mangësi kanë edhe njerëzit tjerë. Edhe përkundër dobësive të gjithë e meritojmë dashurinë.
Për këtë arsye, mangësitë e mia nuk i shikoj me llupë.
Orientohem kah vetitë e mia të mira. Shpeshherë mendoj në to, me mbushin me kënaqësi dhe besim.
Jam i vetëdijshëm se kam të drejtë në lumturi
Genci dhe Beni rrinë në shkallë para ndërtesës . Si zakonisht, Beni ankohet për veten dhe për fatin e vet. Është i bindur se atij, i tillë siç është, i ndodhin gjithmonë gjëra të këqija, ndërsa gjërat e mira dhe të bukura janë të rezervuara për të tjerët.
Beni nuk është i kënaqur me vetveten dhe me jetën e tij. Ndihet më pak i vlefshëm dhe nuk beson se do të përjetojë ndonjëherë diçka të bukur, të mirë. Ashtu i dekurajuar nuk bën asgjë për këtë.
Nëse e çmoj veten, atëherë besoj se vet prej vetes – i tillë siç jam – e meritoj që të më ndodhin gjërat e mira. E di se mund të jam i lumtur dhe i kënaqur në jetë.
Pra, besoj në vlerat e mia dhe në të drejtën për lumturinë.
E pranoj veten time ashtu siç jam
Çdonjërin prej nesh e përcaktojnë veti të shumta, sipas të cilave njerëzit i dallojmë, gjegjësisht jemi të ngjashëm ndërmjet vetes. Disa veti janë te lidhura më shumë me sjelljet tona, si p.sh: joshja, shoqërimi, mënyrat e reagimit, qetësia…., ndërsa vetitë tjera kanë të bëjnë më shumë me marrëdhëniet ndaj të tjerëve dhe ndaj punës, siç janë: përpikëria, gjentiliteti, ndershmëria, gatishmëria… Disa veti e përshkruajnë pamjen fizike: gjatësia e trupit, konstrukti i trupit, ngjyra e syve…. , të tjerat karakterizojnë aftësinë dhe talentin: talenti për muzikën, shkathtësia e duarve, shkathtësia e lëvizjes etj.
Edhe nëse nuk jam i kënaqur me aftësitë e mia, prapëseprapë e pranoj dhe e dua veten.
Është bukur të jesh mik i vetvetes!
E pranoj trupin dhe pamjen time të jashtme.
Si kishte me qenë nëse ne mes të rrinjëve do të bëhej një anketë me titull “A je i/e kënaqur me pamjen tënde të jashtme?” Sa te rinj do të ishin plotësisht të kënaqur me pamjen e tyre? Sipas hulumtimeve, pothuaj se asnjë. Çdonjëri do të gjejë te vetja diçka që nuk i pëlqen. Ka shume raste ku vetitë që neve na pengojnë, të tjerët i lakmojnë. Shpesh herë dëshirojmë te kemi atë që na mungon. Personat e mëdhenj dëshirojnë te jenë të vegjël, ata që kanë flokë kaçurrela, dëshirojnë të kenë flokë të drejtë, të tjerët mjekër të theksuar, ballë të lartë…
Nëse pamja ime e jashtme më pengon shumë, së pari konstatoj se çka mund të ndërroj e çka nuk mundem. Disa karakteristika të trupit nuk mund t’i ndërroj si p.sh: gjatësinë, ngjyrën e lëkurës, ngjyrën e syve…
Mirëpo janë shumë gjëra që mund të bëj për pamjen time:
të kujdesemi për higjienën personale,
të bëj gjumë të mjaftueshëm,
të ushqehem rregullisht me ushqim të shëndetshëm,
të merrem me aktivitet fizik,
të mos pijë duhan dhe të mos konsumoj pije alkoolike,
të relaksohem në mënyrë të shëndetshme.
Fjalë e urtë: “Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë” të vlejë gjithmonë. Mu për këtë duhet të kemi të qartë se në trupin e shëndoshë e ndjejmë vetën mirë, si dhe gjithnjë të kujdesemi për shëndetin dhe të jemi imun.
Le të mbështetemi në ndjenjat tona dhe mos t’ju nënshtrohemi idealeve të rrejshme, të cilat na imponojnë mediat. Nuk ka kurrfarë nevoje që të dukemi të hollë si model apo si njerëz me muskuj të fortë.
Njerëzit, tek të cilët është e rëndësishme vetëm pamja e jashtme, në realitet nuk janë të lumtur.
Edhe diçka: Duhet t’a di se trupi im në rritje e sipër shumë shpejtë ndryshon. Ndikimi i hormoneve shkakton në trup ndryshime shumë të forta të cilat mund të më befasojnë plotësisht. Me rëndësi është që të mësohemi t’a pranojmë trupin tonë të ndryshuar.