Kam Shokë / Miq /
Mikun mund ta lusë për ndihmë por gjithashtu edhe unë jam i gatshëm t’i ndihmoj atij. Nëse kam shokë e ndjej se jam i lidhur me të tjerët, për të më pranuar që jam pjesë e një grupi – klasës, grupit rinorë , klubit, organizatës. Kjo e ngritë vetëbesimin tim, më jep ndjenjën se jam i rëndësishem.
Vështirë është të jesh pa miq. Ndodhë nganjëherë edhe kjo. Mund të shpërngulem, të ndërroj shkollën, klasën. Ndoshta më duket që në njëfarë mënyre nuk përkas me moshatarët e mi, sepse rritem më shpejt ose me ngadalë se ata. Mund të ndihem më superior, ose më i nënvlerësuar
Dy gabime në lidhje me shoqërinë:
Jam i keq dhe jotërheqës, pamja ime e jashtme është fajtore pse nuk mund të kem shoqëri.
Gabimi1: Pamja e jashtme me të vërtetë luan rol të rëndësishëm në kontaktin e parë. Për shoqërinë e vërtetë më të rëndësishme se pamja e jashtme janë sjelljet dhe vetitë që i formon individi (Shiko edhe: Çka mund të bëj për të përfituar dhe të ruaj shoqërinë?).
Gabimi2: Nuk flas shumë. Ata të cilët flasin shumë dhe me lehtësi kanë edhe shumë shoqëri. Nuk është gjithmonë ashtu. Njerëzit që binë në sy dhe janë në qendër të vëmendjes mund të njohin shumë njerëz, por jo gjithmonë shumë shoqëri. Mund të jenë shumë të vetmuar.
Edhe pse jam më i heshtur dhe më i mbyllur mund të jem shumë shokë i mirë. Di të dëgjoj, mund të identifikohem me të tjerët dhe i kuptoj ata. Shoqërinë ndoshta e përfitoj ngadalë, por kur të më njoftojnë mirë, më duan pikërisht për këto veti të mija.
Çka mund të bëj që t’i përfitoj dhe t’i mbajë shokët?
Të mos mbyllem tepër në botën time në shtëpi. Bisedat e ndryshme dhe forumet mund të jenë argëtuese dhe të nevojshme, por megjithatë është më i rëndësishëm shoqërimi “i gjallë” dhe real me moshatarët.
Përndryshe me shumë kënaqësi e bëj dhe punoj së bashku me të tjerët – luaj me rroshlla, ngas biçikletën…,kyçem në aktivitete grupore në shkollë dhe jashtë shkollës. Te aktivitetet grupore lidhem me të tjerët, gjithashtu edhe të tjerëve ju jap mundësi që të më njoftojnë. Mund t’i njoftojnë ato veti dhe aftësi të mija, përndryshe do të mbeteshin të fshehura.
më parë them PO se JO kur më thërrasin në ndonjë detyrë, në ndonjë projekt grupor, festa të shkollës, ekspozitës së artit…,
u ndihmoj te tjerëve në shkollë dhe jashtë shollës.
Çka mund të bëj tjetër?
kujdesem për atë, që nuk kam dëshire ta bëj, të mos ju bëj as të tjerëve;
pretendoj t’i kuptoj të tjerët. Kjo më ndihmon, nëse provoj të identifikohem me tjerët;
di të dëgjoj me kujdes;
respektoj gjithashtu mendimet e të tjerëve dhe nuk insistoj me këmbëngulje në mendimin tim, kur nuk kam të drejtë;
respektoj personalitetin e të tjerëve;
nuk shpifem as nuk përqeshi;
jam i besueshëm dhe nuk i zbuloj fshehtësitë e shoqërisë sime;
nuk fjalosem me shokun kur ai arrin më shumë se unë dhe nëse ai nuk arrin suksese nuk e nënçmoj;
arsyetohem dhe kërkoj falje e ofendoj kur shokun pa qëllim;
nuk i fus shokët në gjëra të këqija dhe që janë të dëmshme për ta.
Ndihmoj të tjerët
Nëse në çfarëdo mënyre u ndihmoj të tjerëve, atëherë nga kjo edhe unë përfitoj shumë. Mundem t’u ndihmoj shokëve, prindërve , gjyshërve, pleqve, fqinjëve, invalidëve. Këtë e dinë mirë Leoni, Blerta, Valoni, Genta si dhe të gjithë ata të rinjë, të cilët kanë qenë dikur ose momentalisht janë të kyçur në punë vullnetare sociale. Ndjejnë, që kur japin, në realitet edhe shumë përfitojnë.
Kur u ndihmoj të tjerëve jam shumë më i kënaqur me veten time dhe vlerësohem shumë. Përmirësohet imazhi im dhe poashtu shumë më lehtë kërkoj ndihmë kur ajo më nevojitet.
Bashkëpunoj me të tjerët
Në paralelet 9/1 dhe 9/2 nxënësit përgatisin programin e përbashkët përfundimtar për fundvit. Nxënësit brenda një klase e kanë të vështirë të merren vesh. Mos të flasim për nxënësit e dy paraleleve të cilët edhe me më vështirësi bashkëpunojnë në mes njeri tjetrit. Problemi është se disa nga individët ose grupet e vogla me këmbëngulje anojnë kah propozimet e tyre. Situata arrin në atë nivel që i gjithë projekti rrezikohet me anulimin e programit. Mirëpo me ndërhyrjen dhe ndihmën e kujdestarit të klasës, nxënësit përsëri rrinë së bashku dhe vazhdojnë punën. I shënojnë të gjitha propozimet dhe pastaj i vlerësojnë ato sa më objektivisht që është e mundur. I caktojnë mangësitë dhe përparësitë e propozimeve të parashtruara. Marrin parasysh dëshirat të cilat mund të realizohen dhe janë të pranueshme për shumicën, kështu që në fund i ndajnë detyrat.
Merren vesh si do të punojnë në mënyrë që realizimi i programit të jetë sa më i suksesshëm. Kujdesen që çdo nxënës të ketë së paku nga një detyrë.
Kur bashkëpunoj me të tjerët, jam së bashku me ta, dhe i drejtuar në qëllim të njëjtë
Bashkëpunimi kërkon nga unë, që të përshtatem, të koordinohem dhe të merrem vesh me të tjerë.
Marr parasysh nevojat dhe dëshirat e të tjerëve. Çka do të thotë , se nuk duhet të kem gjithmonë fjalën kryesore, por mendimi im nuk është i pa rëndësishëm. Mundohem që sa më mirë të prezantoj vetën time, për të treguar aftësitë e mia, por njëkohësisht jam i detyruar që edhe të tjerët t’i lejoj të shprehin aftësitë e tyre.
Mundohem t’i kuptoj të tjerët
A mendoj ndonjëherë pse fjala ime e ka ofenduar shokun tim, pse prindërit janë të shqetësuar, pse vëllai hidhërohet në mua, pse motra kërcen nëpër dhomë nga gëzimi.
Të gjitha këto më së lehti i shpjegoj nëse provoj të identifikohem me njerëzit rreth meje. Identifikohem do të thotë “ te hyjë në lëkurën e tyre.”
Kur dua ta kuptoj shokun, disponimin dhe sjelljet e tij, paramendoj vetën time në atë situatë siç është ai. Mendoj, si do të ndihesha në rastin e tij, si do te sillesha dhe çka do të dëshiroja në ato momente nga të tjerët, nga prindërit, nga shokët. Nganjëherë ndodhë që t’i ndihmoj shokut të gjejë daljen nga situata e vështirë. Kjo njëkohësisht më ndihmon që më lehtë të gjejë zgjidhjen për problemin tim. Ndër të tjerat është kënaqësia e shokut, kënaqësia ime si dhe përforcimi i vetërespektimin tim.
I pranoj të tjerët
Njerëzit kanë shumë gjëra të përbashkëta, edhe pse në shumë raste dallohen: në vetitë personale, aftësitë, në ngjyrën e lëkurës, kombësinë. Si duhet pranuar këto dallime?
Të tjerët i pranoj, kur mund t’i pranoj specifikat e tyre, vetitë e tyre, anët pozitive dhe negative.
Vështirë i pranoj sukseset e të tjerëve. Kur të tjerët janë të suksesshëm, shpesh herë përjetojë zili.
Nëse e mbizotëroj zilinë, jam i kënaqur me vetën time dhe përjetoj stabilitet të brendshëm. Kur i pranoj sukseset e tjerëve, është mundësia më e madhe që edhe ata t’i pranojnë sukseset e mia.
Di të bisedoj
Bisedimi është ndërrimi i dy roleve – bisedimi dhe dëgjimi
Nëse vetëm unë flas dhe nuk dëgjoje tjetrin, bëj monolog. Tek bisedimi të dëgjuarit është shumë i rëndësishëm. Kur vërtetë dëgjoj me kujdes dhe mundohem ta kuptoj çka më thotë bashkëbiseduesi, atëherë dëgjoj në mënyre aktive. Gjatë të dëgjuarit aktiv identifikohem me atë që flet, dëgjoj se çka flet, nuk i ndërhyjë në bisedë dhe derisa ai bisedon nuk mendoj në gjëra tjera.
Mund të flas hapur, sinqertë, mund të gënjej, mund të manipuloj. Nëse flas njërën dhe mendoj tjetrën, paraqitem jo i sinqertë, çka gjithashtu zbulohet në gjuhën e trupit tim.
Bashkëbisedues i mirë jam atëherë kur di të dëgjoj të tjerët, bisedoj çeltas dhe sinqerisht si dhe përpiqem që të mos jem i vrazhdë dhe ofendues.